GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dha dorëheqjen nga funksionet e PD së vulës, zbardhet letra që Flamur Hoxha i drejtoi Gazment Bardhit/ Ja arsyet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Hoxha: Po përdoret emocioni për të krijuar përçarje në PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Flamur Hoxha, i cili mbante edhe funksionin e Sekretarit Organizativ dhe anëtarit të Kryesisë në atë që njihet si PD e vulës ka dhënë dorëheqjen pak ditë më parë nga funksionet partiake, së bashku me Jorida Tabakun, e cila mbante detyrën e nënkryetares së PD.

Në letrën e zbardhur drejtuar Sekretari të Përgjithshëm Gazment Bardhi, Hoxha thotë se akti i dorëheqjes nuk është shmangie e përgjegjësisë, por është një akt reflektimi.

“Ne kemi nevojë për bashkim të të gjithë demokratëve nën një çati, si një familje e madhe dhe nuk e kemi luksin që të bëhemi copa-copa duke shkuar mbas personave dhe duke lënë anash parimet tona të shenjta mbi të cilat u themelua PD për të cilën unë e familja ime kemi kontribuar që nga themelimi e deri sot”, thekson Hoxha.

Deputeti demokrat mori funksionet partiake në kulmin e përplasjeve mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pasi ky i fundit vendosi të largojë nga grupi parlamentar demokrat ish-Kryeministrin. Hoxha u rreshtua në anën e Bashës dhe më pas qëndroi me grupimin e deputetëve që mbështesnin Enkelejd Alibeajn. Duket se përplasjet e fundit mes vetë grupimit të vulës janë arsyet që Hoxha ka dhënë dorëheqjen nga funksionet partiake, duke mbajtur vetëm mandatin e deputetit.

Letra e plote

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm z. Bardhi!

Të nderuar antarë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar!

Po ju përcjell me shkrim vendimin tim të dorëheqjes si Sekretar Organizativ dhe anëtar i Kryesisë së PDSH-së të shprehur në mbledhjen e zgjatur të Kryesisë më datë 6 qershor, si një reflektim politik individual në kushtet kur fuqia e argumentit tim dhe shumë kolegëve të tjerë deputetë dhe anëtarë kryesie qe e pamjaftueshme përballë argumentit të forcës që u tentua të na imponohet si rrugëzgjidhje për krizën në të cilën gjendemi. Duke mos qenë më as në detyrën e “drejtuesit politik” të Qarkut të Kukësit, qartësoj se do të mbaj mandatin e deputetit të cilin ma ka dhënë elektorati i këtij qarku, duke patur të shenjta interesat e çdo qytetari dhe çdo demokrati dhe duke luftuar për to në çdo ditë të jetës sime parlamentare!

Ashtu siç e theksova edhe në fjalën time në mbledhjen e Kryesisë, PD ka nevojë për një analizë dhe reflektim të thellë, gjithpërfshirës dhe strategjik, larg ineresave të ngushta individuale dhe zgjidhjeve mekanike të nxituara të cilat nuk sigurojnë sukses, por stanjacion. Gjatë këtyre 10 viteve në opozitë kemi patur shumë probleme që janë anashkaluar pa analizën dhe reflektimin e duhur, por sidomos drejtimi politik gjatë këtyre dy viteve të fundit është identifikuar me kaosin, dualizmin dhe mungesën e përgjegjshmërisë dhe unë, si pjesë e drejtimit kolektiv ndjej përgjegjësi të thellë dhe mendoj se sot, më shumë se kurrë partia jonë ka nevojë për hapje drejt figurave të reja, që e kapërcejnë gardhin e debatit ku kemi ngecur “ne” dhe “ata”, “të Berishës” dhe “të Bashës”, që në fakt të gjithë janë demokratë dhe qëndrestarë që duan ndryshmin për PD dhe për Shqipërinë.

Ne kemi nevojë për bashkim të të gjithë demokratëve nën një çati, si një familje e madhe dhe nuk e kemi luksin që të bëhemi copa-copa duke shkuar mbas personave dhe duke lënë anash parimet tona të shenjta mbi të cilat u themelua PD për të cilën unë e familja ime kemi kontribuar që nga themelimi e deri sot.

Dorëheqja ime nuk është një akt i shmangies nga përgjegjësia dhe angazhimi, por është një akt që kërkon reflektimin e gjithësecilit që mendon se interesat e anëtarësisë tonë dhe të qytetarëve që përfaqësojmë, janë më të mëdha se interesi dhe karriera jonë personale dhe kërkoj që kjo dorëheqje të lexohet edhe si një apel që e bëj sot publikisht, për rikthim në dialog të brendshëm konstruktiv, në përputhje me Statutin tonë, frymën demokratike dhe interesat euro-atlantike të partisë tonë duke mos nisur nga përjashtimi, por nga pranimi i gjithkujt që është apo vjen në këtë parti me qëllimin e vetem ndryshimin e stituatës ku jemi.

Pavarësisht mospajtimit tim parimor për formën e marrjes së vendimeve nën presion për zgjedhjet dhe organizimin e partisë, ju uroj suksese në përmbushjen e detyrave që keni, duke ritheksuar edhe një herë pozicionin tim të qartë euro-atlantik si deputet i PDSH-së dhe anëtar i Grupit Parlamentar aktual.

Sinqerisht

Flamur Hoxha

Etiketa: doreheqjeFlamur HoxhaGazment BardhiPD

Lajme të lidhura

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet
Aktualitet

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

08:38 - 27/06/26
Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve
Breaking Views

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

22:33 - 26/06/26
Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare
Breaking Views

Kryeministri Rama shkon në Dhërmi, akomodohet në vilën qeveritare

20:47 - 26/06/26
Para
Nuk kanë fund surprizat e motit, mësoni parashikimin për sot

Parashikimi i motit, 16 Qershor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël golash, Belgjika shkatërron Zelandën e Re me “manita” dhe merr kreun e grupit
Sport

Spektakël golash, Belgjika shkatërron Zelandën e Re me “manita” dhe merr kreun e grupit

08:50 - 27/06/26

Belgjika ka dhuruar një shfaqje të vërtetë force në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës,...

Lexo më shumë
Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

08:38 - 27/06/26
Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

08:18 - 27/06/26
Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

Spanja eliminon Uruguain, gafa e portierit dhe kartoni i kuq vulosin dështimin e 2-herë kampionëve të Botës

07:39 - 27/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Qershor 2026

07:36 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet