GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dha dorëheqjen si prefekt i Lezhës, Jaku: Mua s’më rri mirë kostumi i njeriut të bindur

20:58 - 26/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dha dorëheqjen si prefekt i Lezhës, Jaku: Mua s’më rri mirë kostumi i njeriut të bindur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Perfekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku dha dorëheqjen në datën 4 të këtij muaji. Lajmin e ka bëri të ditur vetë zyrtari me anë të një postimi në Facebook, i cili nuk jepte arsyet e dorëheqjes, por thoshte se do të vazhdojë të jetë aktor në jetën publike lokale. Ditën e sotme ai ka zgjedhur të thyej heshtjen dhe në një reagim të gjatë në facebook, Jaku shkruan se nuk është tërhequr se e ka diktuar dikush, por se nuk ka pranuar kurrë të diktohet e as lejoj të “mbaj hunden” në gishtat e dikujt.

“Përgjatë gjithë këtyre ditëve, pasi u largova me dorëheqje nga puna, kam patur një numër të madh reagimesh, mesazhe në të gjitha mjetet e komunikimit, reagim miqësor që më bëri të ndjehem kaq mirë. Një pjesë e tyre zgjodhën të komunikonin permes fb.të afishohen në mbështetjen e tyre, një pjesë përmes sms “në privatësi”, por siç ndodh rendom një pjesë e bashkëpunëtorëve “u fshehen” për arsye të cilat unë siguroj që dhe i mirkuptoj por do t’ju kujtoj një shprehje popullore “kur mu dogjen mullarët, njofta ndrikullat dhe kumbarët”. I nxitur nga disa aludime por dhe pse-ja e ngritur nga miqtë e ndjekësit, si njeri me aktivitet mjaftueshëm publik por dhe si detyrim ndaj jush e shumëkujt që më ka mbështetur në 30 vjet, në të mirë e në situatën që kam kaluar, ndjej detyrimin të sqaroj disa momente. Së pari, karriera ime është mbështetur kryesisht në garën, kam garuar në 5 raste e kam fituar 4 prej tyre, falë mbështetjes komunitare por sjelljes time me pushtetin e fituar prej tyre. Kurrë nuk harrova se ky pushtet “duhet ndarë” me ata që më besuan e duhet sillem me perulje ndaj njerezve, të jetoj me to e njësoj si ato, besimi i dhënë permes votës duhet respektuar deri në fund në kohë, filozofinë e moralin që je votbesuar. Së dyti, nuk jam terhequr se ma ka diktuar dikush se nuk kam pranuar kurrë të diktohem e as lejoj të “mbaj hunden” në gishtat e dikujt, liria ime është gjëja më e shenjtë dhe e shtrenjtë për të cilën u angazhova në vitin ’90 e në vijim” – shkruan Gjok Jaku.

Më tej ai thotë se gjatë ushtrimit të detyrës ka denoncuar me shkrim e me gojë, në media fenomene që demtojnë mjedisin tonë shoqëror, si masakrën mjedisore në lumin Mat, Drin, në bregdetin nga Shengjini në Tale e Patok, luftën pa kompromis ndaj kultivimit të bimëve narkotike, sjelljen morale të administratës ndaj qytetarit e punës, por kjo sipas tij nuk u ka pëlqyer dikujt.

“Për ata që nuk e dinë unë kam dhënë dorëheqje nga funksioni dhe në 4 raste të tjera në vitet ’91, 2000, 2008 dhe 2011, ç’ka do të thotë për mua kurajo dhe aspak “lidhja pas karriges” si qëllim, madje më është bërë sport tanimë. Si dhe herët tjera as kësaj radhe nuk jam larguar për diçka më të madhe, as fare, as për ndonjë kompromis “nën mëngë”, nuk pres asgjë nga askush. Gjatë ushtrimit të detyrës kam denoncuar me shkrim e me gojë, në media fenomene që demtojnë mjedisin tonë shoqëror, perspektiven e zhvillimit të qëndrueshëm etj, janë aty në dokumente e protokolle qëndrimi im për masakrën mjedisore në lumin Mat, Drin, në bregdetin nga Shengjini në Tale e Patok, luftën pa kompromis ndaj kultivimit të bimëve narkotike, sjelljen morale të administratës ndaj qytetarit e punës… Mirëpo kjo qasje imja ndaj këtyre problemeve me siguri “ka prish gjumin” e ndokujt që realitetin e sheh veten permes elozheve në rrjetet sociale të punësuarve në administratë që bëjnë vetëm këtë punë. Mua s’më rri mirë kostumi i njeriut të bindur, të perulur para arrogancës që herë herë pushtetarët manifestojnë. Për mua ligji, e mira publike dhe e individit janë parimet më të larta që më kanë udhëhequr në punë dhe jo filozofia e repartit politik. At Zef Pllumi thotë ” Atdheu nuk janë malet, fushat e projekt kot. Atdheu është e drejta jote, familja, nderi yt, puna e djersa jote…” – shprehet Jaku.

Kujtojmë se ish-prefekti i Lezhës, Gjok Jaku ka qenë dy herë kryetar bashkie i këtij qyteti. Ai ka mbajtur edhe postin e Prefektit të Shkodrës. Para disa javësh kur Jaku akoma s’kishte dhënë dorëheqjen,  u përfol se kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu dhe prefekti janë përleshur me grushte me njëri-tjetrin.

 

Etiketa: doreheqjeGjok Jakukostumilezhaprefekt

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
“Dredhin hashash”/ Shpërthen moderatorja: Më mirë provokuese, sesa vajzë dru

“Dredhin hashash”/ Shpërthen moderatorja: Më mirë provokuese, sesa vajzë dru

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku një i moshuar,...

Lexo më shumë
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com