GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Dha para të hynte në listën e PD”, Xhelal Mziu padit për shpifje Nard Ndokën: Diarre e filozof Nardit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dha para të hynte në listën e PD”, Xhelal Mziu padit për shpifje Nard Ndokën: Diarre e filozof Nardit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu i është përgjigjur mbrëmjen e sotme akuzave të lëshuara në drejtimin e tij nga Nard Ndoka. Ndoka deklaroi ditën e sotme në një intervistë për mediat tha se Xhelal Mziu është një nga ata që kanë paguar para te Basha për t’u futur në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, metodë kjo sipas Ndokës e cila do marrë fund falë Berishës.

Mirëpo, Xhelal Mziu ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme një padi për Ndokën, për të cilin tha se tani filloi ‘të lëshojë diarrenë e shpifjeve’, dhe duke shtuar se Ndoka, në gjithë karrierën e tij politike, nuk ka bërë asgjë veçse të bëjë pazar me veten e tij dhe partinë.

“Tregtari i partive, Nard filozof Ndoka, paska lëshuar sot një nga ato bëmat e tij filozofike duke më akuzuar mua për një gjë që e ka bërë vet prej 30 vitesh. Nardi, është mësuar të shesë e të blejë partinë dhe tani që është katandisur me 200 vota në Shkodër (unë në Dibër realizova fitoren e 9, nga 9 beteja), ka filluar të lëshojë diarenë e tij shpifëse në media e rrjete sociale.

Nardi, në gjithë karrierën e tij politike, nuk ka bërë asgjë veçse të bëjë pazar me veten e tij, partinë dhe normalisht kjo është e vetmja mënyrë që njeh të bëjë politikë. Shit parti, blej ministri, blej parti e shit dinjitetin e tij. Duke u shitur e duke u blerë, herë shkonte te majta e herë tek e djathta.

Tani që ka mbetur thjeshtë një gaztor në “birucën e matrapazit”, e ka lëshuar vetën saqë gafat e tij i beson si shprehje filozofike. Në fakt me gaztorin e së keqes nuk vlen as të harxhosh rreshta në Facebook, por e keqja është e shkuara në këtë vend. Me filozof Nardin, do të përballem në gjykatë duke e paditur për shpifje” – shkruan Mziu.

Etiketa: diarrelistaNard NdokapadiPDshpifjeXhelal Mziu

Lajme të lidhura

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe
Aktualitet

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Para
Gazetari Alfred Lela tregon orët e tmerrit në malin e Munellës: Mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë

Gazetari Alfred Lela tregon orët e tmerrit në malin e Munellës: Mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar edhe një herë tjetër për propzimin e Partisë Socialiste...

Lexo më shumë
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com