GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

“Dhimbje e thellë”/ Yllka Mujo prek me fjalët për Piro Manin: Zemra ime është një qiri për të përcjellë lutjet për të

21:31 - 03/06/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dhimbje e thellë”/ Yllka Mujo prek me fjalët për Piro Manin: Zemra ime është një qiri për të përcjellë lutjet për të
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktorja Yllka Mujo ka prekur me fjalët që ka shkruar për regjisorin e ndarë nga jeta ditën e sotme Piro Manin. Në një postim në rrjetet sociale, Mujo shkruan se është dhimbje e madhe largimi nga jeta e Manit, dhe se fjalët e zbehin përjetimin. Ajo ka kujtuar kohën kur është njohur me regjisorin dhe veprat e tij, në të cilin ka marrë pjesë edhe aktorja, duke shtuar se të punoje me Manin, ishte një ndjesi e veçantë, pasi ai i jepte energji aktorëve në skenë. Mujo e ka mbyllun statusin e saj duke shkruar se ndarja nga jeta e manit, e ka lënë teatrin të zbrazët dhe se zemta e saj është kthyer në një qiri, në mënyrë që të përcjellë lutjet për shpirtin e tij.

Statusi i plotë:

Shkoi kollosi , shkoi emblema, artisti, frymezuesi, i mençuri, shpirti djaloshar,enderrimtari, bujari, bohemiani, i palodhuri, gazploti! Shkoi ,duke na lene si dhurate te fundit-Dashurine- dimensionin me te arte njerezor. Ne fron i lavdishem mbeti, pa zhurme, pa buje , dashnor i pa lodhur i te bukures, i te mires, i sublimes, idealisti qe na ushqeu me art, me dashurine e pafund per teatrin, tempulli qe lufton injorancen, te shemtuaren, vulgaren. Dhimbje e thelle! Fjalet e zbehin perjetimin…

Kur vajze e re u emerova ne teater, gjeta nje grup aktoresh te shquar. I kisha pare ne skene dhe me mrekullonte loja e tyre. Me shoqeronin endrra pa fund qe lidheshin me ate tempull, ku pata fatin e madh te luaja shume e shume role qe me bene te eksploroja qenien time si artiste dhe si njeri. Njohja me Pirro Manin ishte dritarja, nga ku hynte drita.

Energjia dhe passioni i tij te benin ta adhuroje kete figure, sepse ajo qe buronte prej tij ishte dashuri, dashuri per teatrin, per aktrimin, per skenen, per njerun, per endrren.
Pirro Mani ishte burim i pashtershem, ishte festa e shpirtrave tane, ishte pranvera ku shperthenin te gjitha ngjyrat dhe aromat, ishte kopeshti ku dorezohesha ne misterin dhe magjine e ketij profesioni sa human aq edhe te bukur.

Une u rrita me te, u formova me te dhe sot ia dedikoj nje pjese te rendesishme te arritjeve te mija, ketij artisti gjigand. Kam qene aktore e tij ne shume vepra si tek” Cuca e maleve”, “Permbytja e madhe”, “Nata e dymbedhjete”, “Epoka para gjyqit”, ” Prometeu”, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, ” Kush e solli Doruntinen” etj…. etj….

Ate entuziazem qe ai i dhuronte aktorit nuk e kam hasur tek asnje regjisor tjeter. Pirro Mani, ne skene, ishte perhere i ri, energjia e tij te rrembente dhe te jepte krahe. Mençuria e tij, aftesia qe kish per te hulumtuar boten shpirterore te ç’do aktori, sinqeriteti gati femijnor dhe kryesisht kreativiteti i tij artistik ishin xhevahire te rralle per mua dhe me kane bere kjo aktore qe jam.

Sot, Teatri mbeti i zbrazet,ndonese simboli i Pirro Manit do te jete vula qe do te perjetesoje emrin e tij ne te gjitha kohrat. Shkoi Pirro Mani dhe mori me vehte te gjithe dashurine, mirenjohjen, perulesine tone. Sonte zemra ime eshte nje qiri qe percjell lutjet e mija per shpirtin e tij mbushur drite!

Etiketa: Yllka Mujo

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 26 maj 2021

Horoskopi për ditën e sotme, 4 qershor 2021

TË FUNDIT

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26

Sqarimi i detajeve të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan dhe ekzekutimi i Elvis Dedaj në...

Lexo më shumë
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com