GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Dhjetë “më të pasurit” e Shqipërisë kishin 810 mln euro në banka vitin e kaluar

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhjetë “më të pasurit” e Shqipërisë kishin 810 mln euro në banka vitin e kaluar

Vector concept of investment in real estate like townhouse

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dalja nga pandemia ka rritur më shumë pasurinë monetare të depozituesve më të mëdhenj në sektorin bankar shqiptar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2021 dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin 6.8% të totalit të depozitave bankare, nga 5.2% që kishte qenë ky tregues një vit më parë.

E njëjta ecuri vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. 20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 9% të depozitave, kundrejt 7.19% në vitin 2020.

Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 12.2% të totalit, nga 10.42% që kishin një vit më parë.

Pesha e depozituesve më të mëdhenj ndiqet dhe raportohet nga Banka e Shqipërisë për qëllime të monitorimit të përqendrimit të depozitave bankare. Ajo nuk duhet kuptuar detyrimisht si lista e individëve që kanë më shumë para në bankë, sepse në të përfshihen edhe shoqëri tregtare.

Vitin e kaluar, depozitat bankare u rritën me ritmet më të larta në dekadën e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2021 ato kishin vlerën e 1.43 trilionë lekëve, 10.9% më shumë krahasuar me një vit më parë. Mbi këtë bazë, mund të llogaritet përafërsisht edhe vlera e parave që zotërojnë depozituesit më të mëdhenj të sistemit.

6.8% e depozitave totale në fund të vitit 2021 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 97.3 miliardë lekësh ose rreth 810 milionë eurosh në llogaritë e 10 depozituesve. Në fund të vitit 2020, depozitat e zotëruar nga 10 depozituesit më të mëdhenj kishin qenë rreth 67 miliardë lekë. Kjo tregon se në vlerë absolute gjendja e depozitave të 10 depozituesve më të mëdhenj u rrit me 45% vitin e kaluar.

Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2021 llogaritej në afërsisht 128.8 miliardë lekë, në rritje me 38.5% krahasuar me një vit më parë.

Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 174.6, në rritje me 29.3% krahasuar me një vit më parë.

Këto shifra tregojnë se më të pasurit kanë vazhduar ta rrisin atë pjesë të pasurisë të mbajtur në formën paraje në sektorin bankar.

Një tendencë e ngjashme u konfirmua edhe nga raportimi vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), që tregoi se për vitin 2021 rreth 109 mijë individë, (4.2% e totali të individëve depozitues), zotëronin 646 miliardë lekë depozita bankare. Në total kursimet e tyre përbënin 58% e totalit të depozitave të individëve, duke u rritur nga niveli 56.8% që zinin një vit më parë./ Monitor

 

Etiketa: bankaPandemia

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Shefja e Inteligjencës në SHBA: Putin synon të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës

Shefja e Inteligjencës në SHBA: Putin synon të pushtojë pjesën më të madhe të Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Hidhet gaz lotsjellës te Kryeministria, policia fillon përndjekjen e të rinjve në rrugët e Tiranës

18:04 - 20/10/26

Filluan tensionet te protesta para Kryeministrisë. Të rinjtë filluan me goditjen me gurë ndaj godines, teksa policia iu kundërpërgjigj me...

Lexo më shumë
U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

U arrestuan dhunshëm nga policia, lirohen 13 protestues

17:41 - 20/10/26
Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora

17:18 - 20/10/26
“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

17:01 - 20/10/26
Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com