GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dhjetra arrestime në Britani në protesta të dhunshme, pas vrasjes së tre vajzave

19:14 - 04/08/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhjetra arrestime në Britani në protesta të dhunshme, pas vrasjes së tre vajzave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia në Britani dhe Irlandën e Veriut arrestoi dhjetëra vetë për shkak të dhunës në protesta, ndërkohë që qeveria paralajmëroi për masa të ashpra kundër atyre që tha se po shfrytëzonin vrasjen e tre vajzave të vogla para disa ditësh, për të nxitur trazira.

Protestat e dhunshme ku marrin pjesë qindra grupe kundër imigracionit, kanë shpërthyer në qytete në gjithë Britaninë pas vrasjes së vajzave në një sulm me thikë në një klasë vallëzimi për fëmijë në Southport, në pjesën perëndimore të vendit javën e kaluar.

Grupet anti-imigracion dhe anti-myslimane morën shkas nga këto vrasje për të protestuar pasi u përhapën informacione të rreme se i dyshuari ishte një emigrant radikal islamik.

Policia ka thënë se i dyshuari ka lindur në Britani. Sipas njoftimeve të mediave, familja e tij është krishterë.

Të shtunën, trazira të dhunshme shpërthyen në qytete anembanë vendit, përfshirë në Liverpul, Bristol, Hall dhe Stoke-on-Trent, si dhe në qytetin Blackpool. Policia tha se ka arrestuar të paktën 87 persona. Trazira pati edhe në Mançester dhe Belfast.

Dyqanet dhe bizneset u vandalizuan dhe plaçkitën, një bibliotekë në Liverpul u dogj dhe disa policë u plagosën, thuhet në deklaratat e policisë.

“Dhuna kriminale dhe banditizmi në rrugët tona nuk do të tolerohen”, tha ministrja e Brendshme Yvette Cooper të shtunën vonë. “Forcat policore kanë mbështetjen time të plotë për të garantuar që ata që angazhohen në trazira kriminale të marrin ndëshkimet më të forta të mundshme.”

Protestat e së shtunës ishin më të mëdhatë pas disa ditësh trazira pas vrasjeve. Kryeministri Keir Starmer ka thënë se ato nuk janë protesta legjitime, por rezultat i veprimeve të qëllimshme të së djathtës ekstreme, të koordinuara nga një “grup individësh që janë absolutisht të prirur ndaj dhunës”.

Hera e fundit që shpërthyen protesta të dhunshme në të gjithë Britaninë ishte në vitin 2011, kur mijëra njerëz dolën në rrugë pasi policia qëlloi për vdekje në Londër.

Protestat po vazhdojnë edhe gjatë ditës së dielë.

Etiketa: Britaniprotestevrasja e tre vajzave

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Pezullohet numërimi në dy bashki, çfarë po ndodh

Mbyllet votimi në Himarë, deri në orën 18:00 kanë votuar 36.38 përqind e qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Lexo më shumë
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com