GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhomat dhe bizneset e huaja kundër qeverisë, kërkojnë dhe ndihmën e ambasadave

08:32 - 20/06/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Dhomat dhe bizneset e huaja kundër qeverisë, kërkojnë dhe ndihmën e ambasadave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pjesa më e madhe e Dhomave dhe shoqatave të biznesit, kryesisht të atyre që përfaqësojnë bizneset e huaja, kanë përshkallëzuar ankesat dhe reagimin ndaj qeverisë për projektligjin “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”, që parashikon anëtarësimin me detyrim të të gjithë bizneseve në një Dhomë Ekonomike Kombëtare.

Në një shkresë të fundit drejtuar kryeministrit Edi Rama, 17 dhoma dhe shoqata biznesi, pjesa më e madhe e të cilave përfaqësojnë investitorët e huaj kanë shprehur shqetësimin se projektligji është publikuar për konsultim publik, pa marrë në konsideratë komentet e tyre të mëparshme. Më herët shoqatat e biznesit i ishin drejtuar me një letër Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, duke kundërshtuar anëtarësimin me detyrim në një dhomë ekonomike kombëtare.

Dhomat e Tregtisë dhe Shoqatat, në shkresën e fundit, pohojnë se pas letrës së përbashkët të shoqatave të biznesit, që iu dërgua në datën 11 prill 2024, Ministres së Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, konstatojnë me shumë shqetësim se Projektligji është publikuar për konsultim publik, pa marrë në konsideratë komentet dhe shqetësimet e tyre kryesore.

Për herë të parë dhomat dhe shoqatat e biznesit ia kanë adresuar shqetësimin e tyre dhe institucioneve ndërkombëtare dhe ambasadave të huaja, si Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadës amerikane, italiane të Mbretërisë së Bashkuar, asaj të Gjermanisë, Austrisë, Turqisë e Greqisë.

“Mënyra sesi po procedohet për konsultim ky Projektligj, na shtyn të mendojmë se jemi përpara një modeli të paramiratuar dhe shpreh mosvlerësim të mendimit të komunitetit të biznesit, i cili preket drejtpërdrejtë nga Projektligji.

Jemi të bindur se vetëm dialogu mes institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit, adresimi i drejtë dhe i balancuar i problematikave dhe shqetësimeve respektive të palëve, duhet të shërbejë si premisë për hartimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, në mënyrë që ai të zbatohet me efikasitet”, thuhet në letrën e fundit drejtuar Kryeministrit Rama.

Dhomat dhe Shoqatat e Biznesit pohojnë se i vlerësojnë përpjekjet e Qeverisë për strukturimin e përfaqësimit të sipërmarrjes përmes Projektligjit “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”.

“Gjithashtu, kemi shprehur vullnetin tonë pozitiv, për të marrë pjesë në diskutimin e Projektligjit, duke marrë pjesë në disa takime me përfaqësues të Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit.

Ne presim që sugjerimet dhe argumentet tona të merren në konsideratë nga institucionet e angazhuara në hartimin e tij, duke i adresuar ato në Projektligj. Besojmë fuqimisht se komentet dhe sugjerimet tona kontribuojnë në hartimin e një ligji, i cili duhet të respektojë të drejtat themelore kushtetuese dhe të jetë në përputhje me lirinë e sipërmarrjes dhe tregut të lirë”.

Në fund të letrës, dhomat dhe shoqatat kanë kërkuar një takim me kryeministrin për të shprehur shqetësimet e tyre dhe për të diskutuar mbi modelin e duhur të organizimit dhe përfaqësimit të biznesit në vend.

Kundërshtimet në procesin e konsultimit publik

Më herët, Dhomat dhe shoqatat kryesore të përfaqësimit të biznesit në Shqipëri shprehën kundërshtimin e tyre dhe në procesin e konsultimit publik.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në komentet e saj depozituar në faqen e konsultimeve publike shprehet se anëtarësimi i detyrueshëm për subjektet tregtare i parashikuar në projektligj bie ndesh me parimin e lirisë se organizimit sipas nenit 46 të Kushtetutës. Sipas Dhomës Amerikane, ky nen sanksionon lirinë e organizimit e cilido personi që të zgjedhë mënyrën e organizimit kolektiv, të cilët nuk mund të detyrohen te marrin pjesë në organizime kundër vullnetit të tyre.

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) në komentet e saj arrin në përfundimin se projektligji cenon të drejtën e biznesit për t’u vetë përfaqësuar në mënyrë të lirë dhe të pandikuar nga qeveria, çka përbën një cenim të rëndësishëm të lirisë së tregut dhe një precedent të rrezikshëm për vendin tonë.

David Wisner i SHBA-ve: Dhomat e biznesit duhet të jenë të pavarura

Edhe i ngarkuari në Detyrë i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, z. David Wisner gjatë një podcasti për “Monitor”, ku ishte  i pranishëm dhe kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, z. Grant Van Cleve dha mesazhin se dhomat duhet të jenë të pavarura.

“Ne besojmë me vendosmëri se Dhoma është një zë kyç për sektorin privat. Dhe, sa më shumë që Dhomat mund të jenë të lira për të bërë llojin e punës që bëjnë, përkrahja për bizneset, për rritjen e vërtetë të sektorit privat, organik dhe të pavarur është tërësisht kritike. Ky është qartësisht roli që luan Dhoma Amerikane, por unë do të thosha se kjo gjë është edhe më e gjerë se kaq. E di që kjo përfshin edhe Dhomat e tjera që janë të pranishme këtu”. Ka pohuar ai.

Drafti që ka ngjallur shumë diskutime

Projektligji “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare” synon një model të ri të përfaqësimit të sipërmarrjes, përmes së cilit praktikisht qeveria do të “monopolizojë” përfaqësimin e sipërmarrjeve në Dhoma e Shoqata biznesi.

Thelbi i këtij modeli përfshin riorganizimin e modelit aktuale drejt modelit të pastër të së drejtës publike, në respektim të parimeve të një sistemi të unifikuar, me qasje sektoriale dhe ndarje rajonale. Reforma parashikon forcimin e pozitës së Dhomës Publike dhe krijimin e Dhomës Unike Ekonomike Kombëtare. Anëtarësimi i subjekteve tregtare do të jetë i detyrueshëm në harmoni me normat kushtetuese dhe modelet ndërkombëtare.

Kuotizacioni do të jetë i përshkallëzuar në bazë të llojit dhe xhiros vjetore, me kuotë minimale simbolike për biznesin e vogël, me përfaqësim sektorial dhe rajonal.

Ky model, sipas raportit, do të nxiste një zë të unifikuar të biznesit dhe do të promovonte një dialog të rregullt me organet shtetërore për nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve.

Në raport quhet problematike numri i lartë i organizatave të biznesit, me më shumë se 180 shoqata. Sipas raportit ka një nivel të çrregullt të përfaqësimit sektorial, përfaqësimit rajonal dhe ndërkombëtar si dhe ka llogaridhënie dhe transparencë të dobët të veprimtarisë së dhomave dhe mungesë kohezioni dhe partneritet me Dhomat bilaterale.

Roli për krijimin e këtij modeli të ri i është lënë Ministrit për Sipërmarrjen, që do të ngrejë një Komision të përkohshëm me objektiv ngritjen e sistemit të ri të dhomave dhe organizimin e zgjedhjeve të para të organeve drejtuese dhe vendim marrëse brenda dy viteve nga hyrja në fuqi e ligjit.

/Monitor.al/

Etiketa: BiznesEdi Ramaqeveriqeveria

Lajme të lidhura

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia
Aktualitet

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

23:38 - 13/05/25
Numërimi i votave nga zgjedhjet/ Rezultati për Tiranën deri në orën 22:30
Aktualitet

Numërimi i votave nga zgjedhjet/ Rezultati për Tiranën deri në orën 22:30

22:45 - 13/05/25
40 kutitë e fundit për t’u numëruar, PS drejt mandatit të katërt , PD zbret 5 mandate dhe Mundësia “prek” mandatin e dytë
Aktualitet

40 kutitë e fundit për t’u numëruar, PS drejt mandatit të katërt , PD zbret 5 mandate dhe Mundësia “prek” mandatin e dytë

21:29 - 13/05/25
Para
Këmbimi valutor, e enjte 18 prill/ FOTO

Kursi i këmbimit/ Me sa shiten e blihen valutat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shkodra Elektronike” çon Shqipërinë në finalen e Eurovision
Show Biz

“Shkodra Elektronike” çon Shqipërinë në finalen e Eurovision

03:09 - 14/05/25

Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovision me këngën "Zjerm" të "Shkodra Elektronike". Vendi ynë u kualifikua mes 10 shteteve të tjera,...

Lexo më shumë
Përfundon numërimi i votave brenda vendit, dalin shifrat zyrtare: 55 mijë vota të pavlefshme

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, dalin shifrat zyrtare: 55 mijë vota të pavlefshme

02:54 - 14/05/25
Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

23:38 - 13/05/25

Jorida Tabaku: Procesi më i parregullt që kam parë. Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

23:13 - 13/05/25
Numërimi i votave nga zgjedhjet/ Rezultati për Tiranën deri në orën 22:30

Numërimi i votave nga zgjedhjet/ Rezultati për Tiranën deri në orën 22:30

22:45 - 13/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com