GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dhomat e votimit ekzistonin/ Celibashi hapi tenderin 320 MLN lekë dhe denoncohet tri herë në KPP

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhomat e votimit ekzistonin/ Celibashi hapi tenderin 320 MLN lekë dhe denoncohet tri herë në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në çdo vit zgjedhjesh KQZ shpenzon miliona lekë për të blerë “dhomat e fshehta” të votimit. Po ashtu, rritet edhe vlera e shpenzimeve. Për zgjedhjet që sapo përfunduan po dalin 320 milionë lekë nga buxheti për të blerë kuti kartoni dhe dhomat e fshehta. Mos u çudisni, KQZ kishte kuti dhe dhoma të fshehta, kështu që pret puna për t’i blerë të rejat. Ky tender është denoncuar me 6 shkurt 2023 dhe më pas me 15 mars 2023 nga firma “Dynamicx GROUP”.

 

Por në të dyja rastet KPP, me në krye Jonaid Myzyrin, njeriu i vendosur nga PS, ka vendosur të mbulojë shkeljet e Ilirjan Celbashit dhe të rrëzojë ankesat.

Tani është bërë një tjetër ankesë nga firma Adel CO.

Por, për të shmangur zërat në ditën e zgjedhjeve KPP ka vendosur të publikoj këtë ankesë me datë 15 maj 2023. Por, gjithsesi vazhdon ta mbajë të fshehtë atë, sepse në sistem nuk është paraqitur dokumenti i ankesës.

Pra, me 3 denoncime të bëra, ku njëri prej tyre ka qenë në proces do të thotë se ky tender ka qenë i pezulluar. Dhe nuk janë blerë dhoma të fshehta apo kuti. Ç’ka na tregon se KQZ ka pasur mjaftueshëm dhoma të fshehtësie ku votojnë qytetarët. Sepse në fund të fundit, shpenzime për këto materiale bëri në zgjedhjet e pjesshme vendore një vit më parë.

Këto dhoma nuk janë njëpërdorimshme dhe as nuk janë dëmtuar gjatë zgjedhjeve. Nuk kemi dëgjuar për ndonjë akt vandalizmi kundër dhomave apo kutive. Pra, tenderi i fundit për këto dhoma është një proces fiktiv. Nuk do ta kishim marrë vesh një fakt të tillë, po të mos grindeshin kompanitë pjesëmarrëse. Dhe të dilnin në shesh shkeljet e prokurimit. Sidoqoftë paratë kanë ikur, pasi KPP po mbron hapur Celibashin nga çdo denoncim.

Kujtojmë se vetëm në muajt e parë të këtij viti janë bërë rreth 10 denoncime për KQZ-në, për tenderët e zgjedhjeve vendore. Theksojmë se tre prej këtyre denoncimeve janë për “dhomat e fshehtësisë”.

Nuk e dimë se çfarë vendimi do të marrë KPP për këtë ankesë. Por sido që të jetë, vazhdimi i këtij prokurimi është pa vlerë sepse tashmë zgjedhjet u mbyllën.

Më e drejta në këtë pikë është që KPP, por edhe SPAK-u, nëse është zgjuar, të hetojnë qëllimin real të këtij tenderi, si dhe distanconin e parave!

 

Etiketa: Abuzim KQZCelibashidenoncimetender

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
Angli/ Real Madrid mbërrin në hotel, pritje spektakolare nga “kolonia spanjolle”

Angli/ Real Madrid mbërrin në hotel, pritje spektakolare nga “kolonia spanjolle”

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com