GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhuna e babait në Librazhd/ Reagon Robert Aliaj: Vajza është përdorur si mall

22:33 - 30/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhuna e babait në Librazhd/ Reagon Robert Aliaj: Vajza është përdorur si mall
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përveç dhunës në shtëpinë e burrit, vajza në Librazhd u përball dhe me dhunë nga babai i saj pas tradhtisë ku u kap në flagrancë nga vjehrrit e saj në shtëpi. Kjo dhunë u rrëfye nga vetë vajza në emisionin “Me zemër të hapur”. Ndërkohë artisti Robert Aliaj i ftuar në emisionin “Open” është shprehur se kjo është një pikë kulminante e konfliktit dhe se nuk mund të justifikojë një prind që linçon vajzën e vet.

“E shoh si pikën më të vështirë në jetën e asaj vajze.  E shoh të vështirë, pikën kulminante të konfliktit. Unë imagjinoj se si kjo vajzë është përdorur si mall. Unë nuk e kuptoj se si mund ta jap vajzën time dhe të mos interesohem me vite dhe mos ta tërheq vajzën. Jo më në moshën që është dhënë ajo vajzë. E shoh më kriminale këtë. Më pak faj i vë bashkëshortit, por unë nuk justifikoj dot një prind që në momentet më të vështira linçon vajzën e vet, nuk e merr në mbrojtje. Këtu është për të parë çfarë moraliteti kemi ne, çfarë nderi se po flasim për nder. Si mund të flasim për nder, që në thelbin e vet ka pikërisht respektin. Marrëdhënia e tyre është për t’u parë, jo nga ne, por nga njerëz ekspertë dhe e shoh si një debat që mund të japë një ide, një zgjidhje për atë vajzë”.

Nga ana tjetër, psikologia Besarta Taçi, nisur nga intervista e vajzës është shprehur se ajo ka një çrregullim të stresit postraumatik, ndoshta dhe me një pjesë të amnezisë postraumatike.

“ Është një nga situatat e shumta që mund të dëgjojmë. Ka shumë familje dhe shumë vajza të cilat kalojnë nga pronësia e familjes origjinale, të babait dhe dërgohen në këtë rast të bashkëshortit, i cili as nuk është prezent dhe marrin rolin e nuses. Roli i një nuseje në kulturën tonë është një rol katalizator, shërbëtor, zhvishet nga figura e një gruaje me autonomi, pavarësi, mendime, dëshira, projektime në të ardhmen. Kur situata nuk shkon mirë te martesa e saj apo fejesa e saj ajo nuk kthehet dot më pas sepse nuk ka një mbrojtje familjare. Ajo ka qenë 17 vjeç në momentin që është fejuar. Kështu ligjërisht as nuk duhet të ndodhte nëse ka ndodhur një martesë ligjore, nëse s’ka ndodhur, ka qenë një pakt mes familjeve.”

Së fundmi, ajo u shpreh lidhur me ngjarjen se pasi ka dëgjuar intervistën e vajzës ajo dyshon se në bazë të tipologjisë së shprehive ka çrregullim të stresit postraumatik dhe sipas saj është në gjendje shoku.

“Kur dëgjova intervistën e vajzës, nga tipologjia e fjalëve që përdorte ka një çrregullim të stresit postraumatik, ndoshta dhe me një pjesë të amnezisë postraumatike, është në gjendje shoku. Sigurisht që duhet trajtuar. Edhe sepse në atë moment ishte vetëm një grua prezente që ishte vjehrra dhe të gjithë të tjerët ishin burra dhe këta burra të ndershëm në atë moment e linçuan dhe e vendosën në një pozicion viktime, e cila është një damkë që do mbetet. Cyber bullizmi që ajo ka jetuar është një deformim total i identitetit të saj”.

Etiketa: bababidhunaLibrazhdngjarje e rendeRobert BerishatradhetiVajza

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
“Duhet një kandidat i ri”, Fevziu: PD me Berishën ka zgjidhje afatshkurtër

Ngjarja në Librazhd, Fevziu zbulon kërcënimin që i bëri i vëllai nuses: Do të të vras!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com