GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhuna e Rrajave, ironia e Dervishit: Deputetët e PS mund të dhurojnë gjysmën e pagës për…

14:23 - 08/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Dhuna në Krujë, Paloka: Me këta Rama ka marrë dhe mban pushtetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar në rrjetet sociale qëndrimin e deputetëve të PS-së lidhur me dhunën që familjarë të kolegut të tyre socialist, Rrahman Rraja, ushtruan ndaj dy qytetarëve.

Dervishi ka postuar në rrjet një variant se si mund të reagojë Grupi Parlamentar socialist lidhur me ngjarjen e Borizanës.

“Votëbesimi popullor që u konfirmua edhe në zgjedhjet e 14 majit na bën më të përkushtuar për t’i shërbyer të gjithëve pa dallim si atyre që na votuan ashtu edhe atyre që nuk votuan për ne.

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe çdokush që përpiqet të fshehë armët e dhunës pas flamurit të Partisë Socialiste nuk do të përkrahet.

Si grup deputetësh, kemi vendosur që gjysma e pagave tona të këtij muaji të shkojnë për kurimin e personit të lënduar dhe rehabilitimin e familjarëve të tij që kanë pësuar trauma nga pamjet.

Me shpresë që këto akte nuk do të përsëriten më dhe ligji do flasë vetëm gjuhën e së vërtetës, ne sigurojmë se do punojmë me ju dhe për ju për forcimin e mëtejshëm të Kodit Penal”, shkruan me ironi gazetari, duke dhënë kështu një variant të asaj që mund të dëgjojnë në ditët në vazhdim qytetarët, por jo në kuadrin e humorit, por të qëndrimeve zyrtare nga ana e PS-së.

Ironia e Lutfi Dervishit

Deklaratë e Grupi Parlamentar të PS-së lidhur me ngjarjen në Fushë Krujë.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Ne, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste përmes kësaj deklarate dëshirojmë t’i shprehim ndjesën më të sinqertë publikut për incidentin e fundit në të cilën janë përfshirë familjarët e një deputeti të grupit tonë parlamentar, forcës me progresiste në Shqipëri që është lokomotiva e modeleve më të mira të shoqërisë.

Veprimet e kryera nga ky grup ndaj dy qytetarëve dhe postimi i videos së dhunës po prej tyre  në rrjetet sociale, janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk pasqyrojnë vlerat apo parimet e partisë sonë. Ne distancohemi nga çdo akt dhune dhe i urojmë shërim të shpejtë viktimave të ngjarjes.

Po ritheksojmë me forcë qëndrimin e palëkundur që kemi mbajtur në raste të tilla: përgjegjësia është PERSONALE!

Ne e kuptojmë dhe bashkë ndajmë zemërimin dhe zhgënjimin që ndjen publiku në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Është thellësisht për të ardhur keq që ka ndodhur një akt i tillë, i cili është jo vetëm i  qortueshëm, e i pa denjë, por edhe tërësisht i  papranueshëm.

Akti i dhunës së verbër ndaj dy qytetarëve që po ushtronin të drejtën e tyre për të raportuar një ankesë në polici duhet të marrë përgjigjen e merituar ligjore.

Me keqardhje konstatojmë se reagimi i  policisë në adresimin e kësaj situate ishte i pamjaftueshëm dhe shprehim zhgënjimin që drejtësia nuk veproi me shpejtësi ashtu siç ne u kemi premtuar qytetarëve.

Ne kërkojmë një hetim të plotë, të thellë dhe të shpejtë mbi këtë ngjarje dhe u bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për kapjen e personave që janë ende në kërkim dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.

Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk i shpëton forcës së ligjit.

Si parti qeverisëse, ne jemi të përkushtuar të respektojmë parimet e drejtësisë dhe llogaridhënies. Për ne siguria dhe mirëqenia e qytetarëve është prioritet mbi prioritetet, pasi rendi publik është kryefjala e një vendi që do të jetojë në paqe.

Ne i kërkojmë autoriteteve ligjzbatuese që të ndërmarrin të gjitha hapat dhe të marrin të gjitha masat që në të ardhmen incidente si këto të parandalohen dhe të ndërmerren veprime të menjëhershme kurdo dhe kudo që ato të ndodhin.

Edhe një herë ju kërkojmë ndjesë më të thellë dy qytetarëve që iu nënshtruan këtij akti dhune barbare dhe urojmë shërimin e tyre sa më të shpejtë.

Ne do të angazhohemi dhe do të punojmë pa u lodhur për të forcuar më tej besimin e publikut tek institucionet tona.

Votëbesimi popullor që u konfirmua edhe në zgjedhjet e 14 majit na bën më të përkushtuar për t’i shërbyer të gjithëve pa dallim si atyre që na votuan ashtu edhe atyre që nuk votuan për ne.

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe çdokush që përpiqet të fshehë armët e dhunës pas flamurit të Partisë Socialiste nuk do të përkrahet.

Si grup deputetësh, kemi vendosur që gjysma e pagave tona të këtij muaji të shkojnë për kurimin e personit të lënduar dhe rehabilitimin e familjarëve të tij që kanë pësuar trauma nga pamjet.

Me shpresë që këto akte nuk do të përsëriten më dhe ligji do flasë vetëm gjuhën e së vërtetës, ne sigurojmë se do punojmë me ju dhe për ju për forcimin e mëtejshëm të Kodit Penal.

Etiketa: Dervishigrupi i PSKryesore1rrajat

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Asnjë fjalë për dhunën në Krujë, Rama e ka mendjen te Ricky Martin

Kush lëndon më shumë dhuna e Rrajave apo heshtja e Edi Ramës?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com