GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Dhuna e Rrajave, Prokuroria ia faturon hetimin viktimave’

18:02 - 11/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Dhuna e Rrajave, Prokuroria ia faturon hetimin viktimave’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Tiranës e klasifikoi dhunën e ushtruar nga nëntë familjarë të ish-deputetit Rraja në Fushë-Krujë si plagosje e lehtë me dashje, bazuar në ekspertimet mjeko-ligjore, ndërsa kërkon ankimin e viktimave të dhunës për vazhdimin ose jo të procedimit penal.

Një muaj pas dhunës barbare të ushtruar nga nëntë anëtarë të fisit Rraja në Fushë-Krujë, Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën dhe u kërkon viktimave të dhunës që të ushtrojnë ankim, ose në të kundërt nuk mund të vazhdohet me ndjekjen penale ndaj autorëve.

Prokuroria e Tiranës e regjistroi procedimin penal më 8 korrik për ‘plagosje të rëndë me dashje’, pas publikimit të videos së dhunës [link]që shkaktoi zemërim publik, por përmes një shkrese që mban datën 8 gusht, i njëjti institucion thotë se bazuar tek ekspertizat mjeko-ligjore, akuza është ‘plagosje e lehtë me dashje’, e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

‘Vepra penale plagosje e lehtë me dashje, parashikuar nga neni 89 i K.Penal, nuk bën pjesë në ato vepra për të cilat ndjekja penale fillon kryesisht,’ shkruan prokurori Ylli Bashaj një kërkesë për depozitim ankimi ndaj vëllezërve Maja.

‘Në këto kushte, Bilbil dhe Jashar Maja si viktima të veprës penale kanë detyrimin që të shprehen nëpërmjet ankimit të tyre nëse, kërkojnë ndjekje penale ndaj të gjithë personave të cituar më sipër,’ thuhet më tej në dokument.

Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja u rrahën barbarisht me shkopa bejsbolli dhe u kanosën me armë nga të afërmit e deputetit të zonës, Rrahman Rraja më 6 korrik – në shenjë hakmarrje ndaj ankesave dhe denoncimeve që ata kishin bërë për dëmtimin e shtëpive të tyre nga një gurore në pronësi të Rrajave.

Ngjarja u komentua nga publiku i gjerë si tregues i kontrollit të bandave mbi territorin e vendit dhe pafuqishmërinë e Policisë së Shtetit për të ushtruar detyrën e vet kryesore, kontrollin e territorit. Ajo u pasua me dorëheqjen e Rrajës si deputet dhe largimin e Bledi Çuçit nga Ministria e Brendshme.

Sipas shkresës së Prokurorisë së Tiranës, akti i ekspertimit mjeko-ligjor për Jashar Majën tregoi plagë në lëkurën e kokës, shembje të indeve të buta të trupit dhe dëmtime të shkaktuara nga mjet i fortë prehës, ndërsa në trupin e Bilbil Majës u konstatuan edhe thyerje e kockës frontale-parietale e anës së djathtë të kokës si dhe thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë, përveç dëmtimeve të tjera.

Por sipas ekspertizës, këto dëmtime kanë sjellë humbje të aftësisë së përkohshme në punë, por nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën.

Mbështetur në këto konkluzione, prokurori i Tiranës, Ylli Bashaj ka konkluduar se në këtë rast, nëntë të proceduarit Ineidi Rraja, Andi Rraja, Eni Kullaj, Përparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta kanë kryer veprën penale ‘Plagosja e lehtë me dashje’.

Prokurori Ylli Bashaj refuzoi të komentonte mbi pyetjen e BIRN për lehtësimin e akuzave mbi dy viktimat e dhunës. Ndërsa Prokuroria e Tiranës njohu ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen, përmes një reagimi pasdite, ku deklaroi se po vijonte veprimet e tjera proceduriale në lidhje me procedimin penal. Prokuroria nuk sqaroi nëse vëllezërit Maja kishin bërë ankim dhe se kush ishin veprimet e tjera hetimore që po kryenin.

Rrahman Rraja ishte deputet i Partisë Socialiste që nga viti 2017, por ai u bë i njohur për publikun e gjerë në vitin 2018, kur një vajzë 25 vjeçare denoncoi të birin e tij Rexhepin, për dhunë. Një ish-oficer policie, Emiljano Nuhu, kërkoi strehim politik në Zvicër pasi deklaroi se ishte kërrcënuar nga familja Rraja. Në vitin 2021, një anëtar tjetër i familjes, Redjan Rraja, u arrestua i dyshuar për pjesëmarrje në atentatin kundër ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe Landi Muharremit, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut, një figurë e njohur e krimit të organizuar, aktualisht në kërkim.

Kodi Penal parashikon dënime nga 3-10 vjet burg për plagosjen e rëndë me dashje dhe nga gjobë deri në 2 vjet burg për plagosjen e lehtë me dashje; kjo e fundit vetëm me kushtin që viktimat të paraqesin ankim. Lehtësimi i akuzës ndaj anëtarëve të fisit Rraja u komentua nga ish-kryeministri Berisha si ‘skandal’.

‘… Thyerja e kockave të kafkës dhe ulnës së parakrahut të qytetarit nga banditët e klanit të partisë mafioze Rraja është plagosje e lehtë. E rëndë jo e jo, po as e mesme. Skandal,’ shkroi Berisha.

Etiketa: dhunaKryesore1Rraja

Lajme të lidhura

“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës
Breaking Views

“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës

22:50 - 29/12/25
“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…
Breaking Views

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

21:46 - 29/12/25
Mandati i Ballukut/ Peleshi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv.kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Peleshi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv.kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

20:19 - 29/12/25
Para
Konfirmohet takimi i Kim Jong Un me Putin në Rusi

Konfirmohet takimi i Kim Jong Un me Putin në Rusi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas
Breaking Views

Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas

23:26 - 29/12/25

Roma fitoi 3-1 ndaj Genoas, duke mbyllur kështu vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekipi i Gasperinit mbylli...

Lexo më shumë
E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu!

E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu!

23:09 - 29/12/25
“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës

“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës

22:50 - 29/12/25
“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

21:46 - 29/12/25
Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

20:54 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com