GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhuna ndaj 28-vjeçares, flet motra e agresorit

12:36 - 18/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhuna ndaj 28-vjeçares, flet motra e agresorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngjarja e rëndë ku një 28-vjeçare është dhunuar sistematikisht nga partneri i saj, tashmë i arrestuar, ka bërë bujë në opinionin publik, duke u cilësuar një nga rastet më barbare të dhunës në çift. Në televizionin shqiptar “News24” ka ardhur sot dëshmia e motrës së 31-vjeçarit Gleard Gusholli, i cili u arrestua pasi mori peng për një javë dhe dhunoi barbarisht partneren e tij 28 vjeçe.

Ishte e reja që tha se motra e Gleardit kishte gënjyer mjekët, duke iu thënë se nuk e njihte pasi e kishin dorëzuar në gjendje të rëndë te urgjenca.

Motra e autorit mohoi këtë qëndrim dhe deklaroi se i ka qëndruar pranë në spital për tre ditë deri sa e ka larguar policia. Ajo tha se do ta duan gjithmonë vajzën sido që të shkojnë gjërat dhe se nëna e saj është shumë e shqetësuar.

“I kam qëndruar pranë. Tre ditë në spital, shkoja në rajon e shkoja në spital. Aq shumë e doja. Jam e shokuar nga të gjitha anët. Vetëm kaq do t’i thuash që të ka dashur gjithmonë dhe të do. Do të dojë gjithmonë sido që të shkojnë gjërat. Duhet të qëndroj pranë nënës sime se është shumë e shqetësuar”, deklaroi motra e autorit.

BISEDA

Motra e dhunuesit: Nuk dua të flas fare realisht, asaj i uroj shërim të shpejt. E kam dashur e dua akoma, e dua si motër, e kam ndihmuar me gjithë shpirt me çdo gjë, por më ka vrarë shumë me ca gjëra që janë të paqena. Nuk dua të flas fare, fare…Janë shumë gjëra, ajo nuk është në gjendje që të merret në pyetje dhe nuk më ka pëlqyer fare, se derisa nuk je në gjendje, nuk je mirë nuk ke pse del në televizor. Edhe ne të rënduar jemi, kjo është fatkeqësi e jona, vëllai im nuk ka qenë, nuk e di pse ka përfunduar në atë pikë, nuk di çfarë të them…

 

Evis Ahmeti: Po në lidhje me ju që e keni mohuar?

Motra e dhunuesit: Unë e dua atë gocë, familjen e saj e admiroj, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, atë gocë e dua me shpirt e kam ndihmuar dhe i kam thënë “më rëntë pika” dhe nuk është e vërtetë ajo që tha në lidhje me lekët që i ka policia.

 

Evis Ahmeti: Ajo tha në lidhje me ju që nuk e njihni e keni gjetur në rrugë?

Motra e dhunuesit: Jo, jo nuk është e vërtetë fare, nuk e di; unë uroj shërim të shpejt, nuk dua të merrem fare me asnjë lloj media. Zoti e ndihmoftë, e dua shumë dhe do t’i thuash se… do të dojë gjithë jetën. I kam ndenjur 3 ditë në spital se aq shumë e doja.

 

Evis Ahmeti: I ke qëndruar tani 3 ditë në spital?

Motra e dhunuesit: I kam qëndruar që atë ditë po, shkoja në rajon shkoja te ajo i rrija aty pranë…

 

Evis Ahmeti: Domethënë ti nuk e ke braktisur asnjëherë?

Motra e dhunuesit: Asnjë moment, e ke me fakte ke policinë, asnjë moment. Mua më ka larguar policia që mos hajde më këtu, mos të shoh më këtu…

 

Evis Ahmeti: Ke marrë ndonjë takim me vëllain, që pse e bëri këtë gjë?

Motra e dhunuesit: Jo, jo, jam e shokuar nga të gjitha anët, vetëm kaq do ti thuash që I… të ka dashur gjithmonë e të do, kaq vetëm këtë transmetoja nga mua edhe familjes. I… ju respekton nga të gjitha anët, ju do shumë dhe ka për t’ju dashur gjithmonë sido që të shkojnë gjërat. Dua të mbaj nënën time se është shumë e shokuar./BW/

Etiketa: Dhuna ndaj 28-vjecaredhuna ne ciftShqiperia

Lajme të lidhura

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Para
Duka: Bastet sportive do na ndihmojnë, të krijojmë tregun e sportit

Duka: Bastet sportive do na ndihmojnë, të krijojmë tregun e sportit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com