GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhuna ndaj gruas/ Mbi 34 mijë gra në Shqipëri, me urdhër mbrojtjeje

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhuna ndaj gruas/ Mbi 34 mijë gra në Shqipëri, me urdhër mbrojtjeje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

25 nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas.

Ky fenomen mbetet një nga shkeljet më të përhapura të të drejtave të njeriut në botë, por edhe në Shqipëri ku raportohen çdo javë raste të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Që prej vitit 2006 kur hyri në fuqi ligji i parandalimit të dhunës në familje në të gjitha format e saj, 33 mijë e 628 gra janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Policia vlerëson zyrtarisht se në masën 80 përqind të kësaj shifre të dhunuarat janë keqtrajtuar nga një burrë si bashkëshorte, ish partnere apo bashkëjetuese.

Shifrat janë alarmante, ndërsa të gjithë jemi dëshmitarë se ka edhe raste kur gratë dhe vajzat nuk e raportojnë dhunën nga turpi dhe frika, madje një përqindje e konsiderueshme thonë se dhuna është çështje private që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë.

Në nivel global, vlerësohet se rreth 736 milionë gra, pothuajse një në tre, i janë nënshtruar dhunës fizike dhe/ose seksuale nga partneri, dhunës seksuale nga jo-partneri, ose të dyja, të paktën një herë në jetën e tyre.

Kjo plagë është intensifikuar në mjedise të ndryshme, duke përfshirë vendin e punës dhe hapësirat në internet, dhe është përkeqësuar nga efektet post-pandemike, konfliktet dhe ndryshimet klimatike. Zgjidhja qëndron në reagimin e menjëhershëm. Megjithatë, në mënyrë alarmante, të dhënat se sa shumë kombet po angazhohen për të luftuar dhunën ndaj grave dhe vajzave mbeten jashtëzakonisht të pakta.

Kemi nevojë për më shumë investime në organizatat e grave, legjislacion më të mirë, ndjekje penale të autorëve, më shumë shërbime për të mbijetuarat dhe trajnim për zyrtarët e zbatimit të ligjit. Dhuna ndaj grave vazhdon të jetë pengesë për arritjen e barazisë, zhvillimit, paqes si dhe për përmbushjen e të drejtave njerëzore të grave dhe vajzave.

Etiketa: dhuna ndaj grave

Lajme të lidhura

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë
Aktualitet

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Para
Ngjarje e rëndë në Berat, gjendet i vdekur një 18-vjeçar

Ngjarje e rëndë në Berat, gjendet i vdekur një 18-vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë
Sport

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 në Ligën e...

Lexo më shumë
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com