GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhuna ndaj të burgosurit shqiptar në Greqi, ç’thotë MPJ shqiptare

19:55 - 17/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dhuna ndaj të burgosurit shqiptar në Greqi, ç’thotë MPJ shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Jashtme shqiptare iu përgjigj të premten interesimit të Zërit të Amerikës lidhur me keqtrajtimin e një të burgosuri shqiptar në Greqi nga katër policë grek, pak ditë më parë.

“Sa i përket, çështjes së shtetasit shqiptar Sajmir Zefi dhe keqtrajtimit të tij nga forca të policisë greke, përfaqësia shqiptare në Athinë informon se ka marrë kontakte fillimisht me Ministrinë për Mbrojtjen e Qytetarit lidhur me këtë çështje”, thotë Ministria e Jashtme shqiptare.

“Përfaqësia në Athinë, thuhet më tej, është informuar nga Ministria greke se nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë, katër policë u arrestuan në vendngjarje të shtunë, 11 mars 2023, të akuzuar për torturë dhe fyerje të një të burgosuri në bashkëpunim. Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente”, thuhet në reagim.

Ambasada shqiptare në Athinë thotë më tej Ministria e Jashtme shqiptare ka intensifikuar kontaktet me palën greke, edhe nëpërmjet Konsullit shqiptar, i cili menjëherë ka kontaktuar Drejtorinë e Burgut të Koridhalosë ku është informuar se “ngjarja nuk ka ndodhur në këtë institucion, por gjatë transferimit të tij në këtë burg”.

“Menjëherë janë marrë masat për stabilizimin e situatës së krijuar dhe shtetasi shqiptar është trajtuar nga ana mjeksore dhe ndodhet në kushte normale në këtë institucion, kanë informuar autoritetet e burgut konsullin shqiptar”.

Ministria e jashtme thotë më tej se Konsulli i Shqipërisë në Athinë Sofokli Vasilli ka komunikuar direkt me z. Zefi, duke i siguruar komunikim të drejtëpërdrejtë dhe mbështetje. Zoti Zefi i ka konfirmuar atij se “ndihet i sigurtë në ambientet e burgut dhe nuk ka asnjë pakënaqësi lidhur me autoritet e këtij insitucioni”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Lidhur me ngjarjen Ministria e Jashtme ka njoftuar se edhe Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga ka zhvilluar më datë 14 Mars një takim me zv. ministrin për Mbrojtjen e Qytetarit Elefterios Oikonomou, përgjegjës për policinë greke, të cilit i ka shprehur shqetësimin e palës shqiptare lidhur me këtë ngjarje.

Sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare zëvendës ministri grek ka shprehur keqardhjen për ngjarjen duke dënuar dhunën e ushtruar nga policët grekë, duke shtuar se “nga ana jonë reagimi ka qënë i menjëhershëm dhe janë marrë të gjitha masat. Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë ka arrestuar policët dhe aktualisht ata po përballen me drejtësinë. Policët e akuzuar nuk janë më pjesë e strukturave të policisë greke për shkak të kësaj ngjarjeje”.

Zv. Ministri grek e ka siguruar Ambasadoren Hajdaraga “se ky është një rast sporadik ndaj të cilit po merren të gjitha masat në mënyrë që mos të ketë përsëritje në të ardhmen”. Ministria e Jashtme shqiptare thotë se “ambasada shqiptare në Athinë me strukturat e saj mbetet në ndjekje të ngjarjes”.

Mjetet greke të informimit njoftuan dy ditë më parë se katër policë grekë të arrestuar “për torturë dhe fyerje të tjera të dinjitetit njerëzor me bashkëpunim” ndaj një të burgosuri shqiptar u lanë të lirë. Oficerët e policisë u lanë të lirë pas kërkimit të faljes prej tyre, njoftuan mediat greke.

Punonjësit e policisë në detyrë ishin përgjegjës për ruajtjen e transferimit të të burgosurve nga Kavalla e Selanikut në burgun e Korydhalos dhe u arrestuan nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë pasi i burgosuri shqiptar Sajmir Zefi deklaroi se e rrahën dhe torturuan, i vendosën në kokë një helmetë motori dhe kur kishte kërkuar ujë, oficerët e refuzuan.

Mjeku që shkoi në burg konfirmoi se rrahjet e pësuara nga i burgosuri shqiptar ishin bërë 24 orët e fundit para pranimit të tij në burg, ndërsa u konfiskuar rrobat që i burgosuri mbante gjatë transferimit.

Oficerët grekë nuk kishin pranuar se kishin ushtruar dhunë dhe sipas tyre vendosja e helmetës ishte bërë pasi i burgosuri kërkonte të dëmtonte veten në momente irritimi në mjetin burg ku po transferohej me 10 të burgosur të tjerë.

Sajmir Zefi, babai i dy fëmijëve vuante dënimin me burg për drogë dhe grabitje në burgun e Koridhalosit dhe ishte transferuar në Kavalla të Selanikut për një tjetër proces gjyqësor për kundravajtje. Procesi sipas 32-vjeçarit shqiptar ishte zhvilluar pa praninë e tij dhe ai ishte dërguar një ditë më vonë në gjykatën greke për t’u njohur me vendimin. /VOA

Etiketa: Burgdhuna

Lajme të lidhura

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
Para
Me 305 km/h, policia i bën gjëmën Aleks Vishajt

Me 305 km/h, policia i bën gjëmën Aleks Vishajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

Një operacion i Policisë së Shtetit në Rimini, Itali ka çuar në arrestimin e dy kushërinjve shqiptarë, 25 dhe 27...

Lexo më shumë
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com