GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dhuna në Tirana-Vllaznia, reagon klubi shkodran: Përballuam me dinjitet sulmin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhuna në Tirana-Vllaznia, reagon klubi shkodran: Përballuam me dinjitet sulmin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas një deklarate nga klubi i Tiranës lidhur me dhunën fizike në sfidë mes Tiranës dhe Vllaznisë në Kategorinë Superiore të Femrave, e cila u zhvillua në “Skënder Halili”, ka reaguar edhe ekipi shkodra.

Vllaznia akuzon Tiranën se dështoi në organizimin e takimit, duke theksuar se dënon çdo akte dhune.

“Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia njofton të gjithë opinion publik dhe sportdashës se dënon me forcë të gjitha aktet e dhunshme të ndodhura ditën e shtunë, 25 Nëntor 2023, në ndeshjen Tirana-Vllaznia, të luajtur në fushën sportive “Skënder Halili” në Tiranë.

Duke qenë të vendosur për të përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i rregullores së aktivitetit dhe Kodit të Disiplinës Sportive, kemi përmbushur detyrimin për të raportuar pranë organeve kompetente të FSHF-së duke evidentuar me fakte dhe argument dështimin e plotë të organizatorëve të kësaj ndeshje për organizimin e saj sipas rregullave të përcaktuara qartë.

Lojtaret e KFF Vllaznia dhe zyrtarët e saj të ndodhur në kushtet e mbrojtjes ekstreme dhe pa prezencën e forcave të rendit të cilat janë informuar nga trajneri I KFF Vllaznia, përballuan me dinjitet sulmin e paprecedent të organizatorëve të këtij takimi nëpërmjet personave civilë të future nga katër anët e fushës!!!

Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë opinion publik se lojtaret dhe zyrtarët e KFF Vllaznia kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore në urgjencën e Spitalit dhe gjendja e tyre shëndetësore tashmë paraqitet e stabilizuar.

Nga ana tjetër organizatorët e këtij takimi përtej detyrimit të shprehur qartë në rregulloret e aktivitetit për organizatorët e këtij takimi që të “garantojnë sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit mik gjatë qëndrimit të tyre” reagimi i menjëhershëm mediatik i fajtorëve të zënë në faj nuk i shërben distancimit nga sjelljet e dhunshme të ndodhura ndaj miqve në shtëpinë e tyre!

Në mbyllje të kësaj deklarate, KFF Vllaznia është në kontakt të vazhdueshëm dhe po bashkëpunon ngushtësisht me organet e Federatës Shqiptare të Futbollit, me besimin e plotë në zbardhjen e kësaj ngjarje të turpshme për futbollin shqiptar duke kontribuar në ndëshkimin e personave përgjegjës dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen!”, shkruan Vllaznia.

Lajme të lidhura

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë
Sport

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Para
Vuçiç: Nuk mund ta ekstradoj Radoiçiç  në Kosovë

Vuçiç e thotë prerë: Nuk firmos marrëveshjen me Kosovën, gati për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…
Aktualitet

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

17:42 - 15/11/26

Media austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve politike në Shqipëri, duke përmendur protestat kundër kryeministrit Edi Rama,...

Lexo më shumë
Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

17:14 - 15/11/26
Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com