GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhunimi i të resë nga Kenia, zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore

18:08 - 11/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunimi i të resë nga Kenia, zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 13 gusht të këtij viti, në Tiranë. Një 22-vjeçare nga Kenia është dhunuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte më qira në rrugën “Pandeli Evangjeli”.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur më 12 datë gusht, njoftimi i parë për ngjarjen nga policia e Tiranës u bë vetëm pas 3 muajsh, më datë 9 nëntor.

Policia deklaroi se në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Edhe pse policia reagoi pas 3 muajsh,  raportohet se prokuroria ka nisur hetimet rreth 2 javë pas ngjarjes. Pasi në këtë kohë i është referuar nga policia e Tiranës.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se po vijojnë hetimet dhe se janë kryer veprimet hetimore duke mbledhur prova rreth ngjarjes.

Akt-ekspertiza

Prokuroria ka marrë akt-ekspertimin mjeko-ligjor për 22-vjeçaren, në bazë të cilit është referuar edhe vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi rezulton se e reja është dhunuar.

Prokuroria ka marrë në pyetje personat e afërt dhe bashkëkombaset e 22-vjeçares nga Kenia që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe njiheshin me Joy-n. Po ashtu, janë marrë në pyetje edhe kontaktet e fundit të vajzës.

Janë pyetur edhe banorë të zonës ku ndodhej banesa dhe fqinjë të 22-vjeçares. Dyshohet se brenda në banesën ku Joy jetonte me qira në rrugën “Pandeli Evangjeli”, kur ndodhi ngjarja kanë qenë edhe persona të tjerë.

Për këtë janë mbledhur edhe prova shkencore, si gjurmë dhe shenja gishtash për të zbuluar se kush janë personat që ishin në banesën e 22-vjeçares natën kur ndodhi ngjarja dhe çfarë i lidh ata me vjazën nga Kenia, e cila punonte në një kazino në Tiranë.

Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga ngjarja dhe prokuroria është duke hetuar ende nuk ka asnjë person të ndaluar dhe të dyshuar për ngjarjen.

E reja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës dhe nëna saj pret që ta transferojë në spital jashtë Shqipërisë që vajza e saj të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

Etiketa: ekspertizakenia

Lajme të lidhura

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri
Aktualitet

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro
Aktualitet

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

09:40 - 12/01/26
Para
Kërkohej në Francë, kapet në Kakavijë shqiptari i dënuar për vrasje

Në kërkim ndërkombëtar, kush është i riu i arrestuar në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Shelqet të Vaut...

Lexo më shumë
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

09:40 - 12/01/26
EMRAT/ U qëllua brenda në makinë, identifikohet viktima në Has

Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat)

09:37 - 12/01/26
Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius

09:02 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com