GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dhunimi i vajzës nga Ferizaj, detaje të reja: Familja dyshohet se…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Shokuese , 16-vjeçarja dyshohet se është përdhunuar nga 400 burra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër rast i dhunimit seksual ndaj një vajze ka ndodhur në Ferizaj. Policia ka prangosur një të dyshuar, i cili sipas policisë ka të kaluar kriminale. Viktima është 18-vjeçe ndërsa i dyshuari 42-vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar Basri Shabani, drejtor i policisë rajonale në Ferizaj. I dyshuari është arrestuar të dielën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”.

I pyetur se për sa kohë dyshohet se 18-vjeçarja ka qenë viktimë e dhunimit, ai tha “hetuesit janë duke punuar në atë drejtim”. Kujtojmë se rastet e dhunimit janë shtuar në masë të madhe kohëve të fundit, njëri prej rasteve më çnjerëzore ka qenë dhunimi seksual i vajzës 11-vjeçe në Prishtinë nga 6 persona të dyshuar. E njëjta ka qenë viktimë e dhunimit edhe në qershor të këtij viti

Kanë dal detaje të reja të rastit të tmerrshëm të dhunimit të një 18-vjeçareje në Ferizaj, e cila përveç që u keqtrajtua seksualisht, edhe u detyrua të punojë në një lokal në Fushë Kosovë. Por ky rast i trishtë është edhe me tronditës. Dyshohet se si vajza përfundoi në duart e dhunuesve pasi familja e martoi në moshën 15-vjeçare.

Dhuna e tmerri që ajo ka përjetuar dyshohet se nisën që kur u martua para tri vitesh, periudhë kjo gjatë së cilës ajo dëshironte të ndahej nga burri, por s’u lejua prej prindërve të saj. Jeta e saj ndryshoi para rreth një viti, kur vajza u njoftua me tashmë të dyshuarin për dhunimin e saj.

Biseda në rrjete sociale me të dyshuarin F.E., e bindi vajzën që të vendos për të jetuar me të dhe ashtu edhe ndodhi. I dyshuari e mori në fshat viktimën dhe nisën bashkëjetesën për disa muaj. Kjo kohë për të ishte e tmerrshme, pasi ka përjetuar dhunë fizike e psikike në mënyrë sistematike.

Për të shpëtuar edhe kësaj radhe, vajza u njoftua me një person tjetër. Në deklaratën e saj thuhet se me burrin tjetër ka qëndruar vetëm disa ditë, pasi ai u largua nga Kosova, por kjo mbeti në shtëpinë e tij.

Meqë edhe kësaj radhe ishte viktimë, ajo vendosi të kthehej në familjen e saj. Rruga për në Suharekë i doli e trishtë. Ajo e takoi sërish të dyshuarin F.E., i cili ia zuri pritën dhe me forcë e dërgoi në Ferizaj. Atje, dyshohet se e dhunoi në një motel, kur përveç që e keqtrajtoi seksualisht, dyshohet se edhe e sulmoi fizikisht.

Dhuna seksuale, fizike e pskike që ushtroi ndaj vajzës herën e dytë, dyshohet se F.E., e bëri nën akuzat se vajza e tradhtoi. Për të marrë hak, pasi abuzoi seksualisht me të, ai e dërgoi në një lokal në Fushë Kosovë, ku dyshohet se e detyroi të punojë si kamariere.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, por është zbuluar dje, kur vajza, e tmerruar nga ajo që ka ndodhur kishte arritur që përmes dikujt në lokal, të kërkojë ndihmë nga Policia. Fatmirësisht, dikush i ndihmoi dhe u zbardhën detajet e para të rastit.

Policia është aktivizuar menjëherë për të siguruar prezencën e të dyshuarit, me ç ‘rast i njëjtit është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Dhunimi”.

Etiketa: detajeDhunimFerizajngjarje

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Shefi i diplomacisë së BE-së fton në New York Borell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor

Shefi i diplomacisë së BE-së fton në New York Borell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel
KRYESORE

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26

Vendi ynë do të përfshihet këtë të diel nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime në orët e para të...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com