Një turist polak është dhunuar fizikisht gjatë natës në Ksamil.
Policia bën me dije se 31-vjeçari polak është dhunuar nga persona të paidentifikuar për motive të dobëta.
Polaku M. P., 31 ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, në spital.
Ndërkaq punohet për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme”.
Discussion about this post