GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhunoi 3-vjeçaren, edukatorja s’ndryshon qëndrim: Këmbën e dëmtoi…

10:44 - 10/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunoi 3-vjeçaren, edukatorja s’ndryshon qëndrim: Këmbën e dëmtoi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Majlinda Dehima, edukatorja e kopshtit “Stinët”, e arrestuar një ditë më parë me urdhër prokurorie për akuzën “keqtrajtim i të miturit” për dhunën ndaj fëmijës 3 vjeç, i ka qëndruar të njëjtin deklarim në polici, të dhënë 2 ditë më parë kur ka qenë në statusin e të shoqëruarit.

Edhe një herë Majlinda Dehima është shprehur se vajza e ka dëmtuar vetë këmbën në hapësirat e krevatit dhe ajo nuk e ka prekur. Burime bëjnë me dije se prokuroria e Tiranës pritet të bëjë një tjetër ekspertim të pamjeve filmike dhe në vijim edhe ballafaqim të Dehimës me provat që do të dalin gjatë hetimeve.

Mësohet se policia ka nisur një hetim me krimin ekonomik edhe për çiftin e pronarëve Dritan e Entela Danushi, ndërsa në Komisariatin nr. 1, pas ngjarjes së rëndë, asnjë prind që ka pasur fëmijën në këtë kopsht të palicencuar nga ministria e Arsimit, nuk është paraqitur për denoncime të tjera dhune.

Policia e Tiranës tashmë ka përpiluar një plan masash për kontroll të detajuar të të gjithë territorit për të konstatuar raste të tjera flagrante të kopshteve pa licenca.

Deklarimi i parë i edukatores, pjesë nga materiali që është referuar në Prokurori:

Lidhur me ngjarjen Majlinda Dehima (edukatorja e kopshtit), deklaroi se ajo si çdo ditë e hap kopshtin rreth orës 07:00, ndërsa fëmija i mitur ka shkuar në orën 09:03 minuta, ku kanë vazhduar aktivitetin ditor si çdo ditë. Sipas edukatores, Melisa ka vazhduar aktivitetin e saj e shkëputur nga grupi pasi ajo nuk ka dëshirë të rrijë në grup.

Pasi Melisa ka ngrënë drekën Majlinda (edukatorja) e ka dërguar në dhomën e gjumit. Gjatë kohës që Melisa është shtrirë për gjumë ka kërcyer në krevat dhe ka përplasur këmbët në ndarjen e krevateve të cilat janë marinar.

Rreth orës 15.00 edukatore Majlinda ka shkuar ta zgjojë Melisën nga gjumi, aty ka vënë re se këmba i ishte enjtur, pas konstatimit ka njoftuar menjëherë Entelën e cila është Drejtoresha e kopshtit.

Etiketa: edukatorjaKryesore1Majlinda Dehimaprokurori

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Sherri Sula-Çollaku, ironizon Braçe: Këta po hanë njëri-tjetrin

Sherri Sula-Çollaku, ironizon Braçe: Këta po hanë njëri-tjetrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com