GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhunoi dhe kërcënoi me jetë një qytetar, drejtori i Doganës në Fier shkarkohet nga detyra

16:50 - 14/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Dhunoi dhe kërcënoi me jetë një qytetar, drejtori i Doganës në Fier shkarkohet nga detyra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Doganave ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji. Shkarkimi i tij erdhi pas denoncimit që u bë në televizionin Ora News, ku Arlind Lagji ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë një qytetar, me bashkëshorten e të cilit ka pasur një lidhje jashtëmartesore.

Kërcënimet kanë ardhur edhe pas denoncimeve të qytetarit, Algert Belulaj, në organet përkatëse.

Pjesw nga investigimi i Ora News:

Algert Belulaj: Shqetësimi im ka të bëjë me titullarin e doganës Fier, Arlind Lagji, i cili është drejtor i doganës sot. Veçse më ka prishur familjen vazhdon të më kërcënojë dhe cënojë mua.

Gazetarja: Thoni se ka ndërhyrë në familjen tuaj. Çfarë nënkuptoni?

Algert Belulaj: Unë sot jam në statusin e divorcuar pasi mora vesh lidhjen jashtëmartesore të ish bashkëshortes time sot me Arlind Lagjin”

 

 

‘Ora investigim ‘ ka siguruar audion  ku  titullari i institucionit kërcënon qytatarin se do ta bëjë copë –copë dhe më pas i përmend emra grupesh dhe personash që mund ta eleminojnë.

Drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji: Unë në jetë nuk kam bërë turpe

Algert Belulaj: Ça është kjo që bëre ti me një grua të martuar?

Drejtori i Doganës Fier: Më qëndro larg mua

Algert Belulaj: Do të qëndroj po hajde ma sqaro pak muahabetin

Drejtori i Doganës Fier:  Unë do vij do marr **** te shtepia e saj nesër në mëngjes, guxove dole me makinë para meje po të thotë prapë Arlindi

Algert Belulaj:Do vazhdosh më me ****

Drejtori i Doganës Fier: Do vazhdoj unë nga inati jot tani.

Algert Belulaj: Më ke poshtëruar, ke shkuar me gruan time kur kam qenë i martuar. Në gusht kam ardhur unë te zyra jote dhe të kam thenë ke gjë me atë? Kam pasur më the.

Drejtori i Doganës Fier: Kam pasur është e vërtetë.

Algert Belulaj: Janë fjalët e tua nuk janë fjalët e mia.

Drejtori i Doganës Fier: Mos më dil më përpara se do të bëj thela thela që kur të dalësh në mes të Fierit të dridhet mishi,që të mendosh çdo njeri si Arlindi. More vesh? Unë jam nipi i ***** o idiot. E di kush është ******?

Algert Belulaj: Jo

Drejtori i Doganës Fier: Jam djali i  motrës së tij, Hakmarrja ***** dhe ata persona të zhdukin .

Algert Belulaj: Po ata e dinë me sa fytyra je ti?

Drejtori i Doganës Fier: Po ku ishe ti kur ajo flinte me mua në filan vend ku ishe ti?

Algert Belulaj: Unë isha në dy punë si punojnë shumë burra.

Drejtori i Doganës Fier: Jo nuk punojnë shumë burra dy punë. Burrat bëhen burra për gratë, i japin siguri mbrojtje.

Algert Belulaj: Po mos kishe pushtet do ta shikoje.

Drejtori i Doganës Fier: Po të kenë frikë është vlerë dhe ti je i pavlerë, kupton?

 

 

Por gjuha e kercenimeve nga Drejtori i Doganës së Fierit  nuk mbaron këtu.

Gazetarja: Kemi parë dhe një video ku makina juaj është ndaluar. Çfarë ndodhi në atë kohë?

Algert Belulaj:  Kam dashur të pij kafe me bashkëshorten time në atë kohë sepse nuk e kisha të faktuar lidhjen jashtëmartesore. Kam qenë me  një shok. Kma marrë në telefon ish bashkëshortën. Ajo nuk mu përgjigj. Më mori Arlindi më tha të pijmë një kafe për të sqaruar se unë nuk kam asgjë me ty. Kemi vajtur në një lokal në Fier ku më ka futur në kurth bashkë me dy persona të tjerë, që nuk i njoh e më ka dhunuar. Arlind Lagji më ka drejtuar armën. Personi që del nga makina është Arlind Lagji dhe në makinë me të ka qenë ish gruaja ime.

Personi që del i shoqeruar nga makina është Arlind Lagji. Drejtuesi i Doganës Fier me një fjalor rruge tërheq zvarrë qytetarin dhe e kërcenon.

 

 

Por hakmarrja e titullarit të institucionit nuk u ndal me kaq.

“Lëre lëre o Ardit” (Dëgjohet zëri në kamera)

Algert Belulaj: Në momentin që më kanë tërhequr para makinës nuk kanë arritur dot të më dhunojnë, ka nxjerrë armën. Në këtë moment që ka nxjerrë armën njeriu i tij e ka ndaluar dhe nuk e ka shkrepur.

 

 

Ne foto: Arlind Lagji drejtori i doganes Fier

Fotoja (poshte) tregon qartë dhunën e ushtruar ndaj Algert Belulaj nga titullari i institucionit i veshur me pushtet.

 

Ne foto: Algert Belulaj i dhunuar

Pas dhunës së ushtruar  Drejtori i Doganës i dërgon qytarit këtë sms ku thotë të mos e dononcojë si rast pasi ai i ka krahët e ngrohte sepse është ulur në tavoline me prokurorin 3 OPGJ  dhe mjekun ligjor.

Algert Belulaj: “Rastin nuk e kam denoncuar pasi jam kërcënuar me jetë. Është kërcënuar dhe vajza ime. I bëj thirrje institucioneve të shtetit të bëjnë detyrën e tyre të veprojnë.

 

 

Ne foto: Mesazhet derguar Algert Belulajt ne whatsapp

Për arsye etike  ‘Ora investigim’ nuk i ka publikuar të plota  bisedat e rregjistruara, ndërkohë që i bëjmë thirrje prokurorisë të fillojë menjëherë hetimet për këtë rast.

Në ditët në vijim ‘Ora investigim’ do të publikoje materiale të tjera tronditëse, në lidhje më zyrtarët që abuzojnë me pushtetin.

 

Etiketa: detyradhunoiDogana e Fieritdrejtorikercenoiqytetarshkarkohet

Lajme të lidhura

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen
Aktualitet

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Para
Arrestohen “skifterët” shqiptarë në Belgjikë, kryenin vjedhje në lagjen Mechelen

Arrestohen “skifterët” shqiptarë në Belgjikë, kryenin vjedhje në lagjen Mechelen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen
Aktualitet

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

Policia e Elbasanit ka vendosur masa të posaçme për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë aktiviteteve për Ditën e Verës...

Lexo më shumë
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com