Një 44 -vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia greke pasi akuzohet për dhunë në familje.
Sipas mediave helene gjithçka ndodhi në shtëpinë e një familjeje në Stalida, Komuna Hersonissos, kur 44-vjeçari dyshohet se goditi për herë të parë një nga dy vajzat e tij.
Gruaja 46-vjeçare si dhe vajza e tij e dytë, u përpoqën të mbronin vazhdimisht vajzën dhe veten nga goditjet e 44-vjeçarit . Pas ngjarjes është bërë denoncimi në polici dhe autori është arrestuar
Discussion about this post