Një 40-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka dhunuar kunatën e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post