Policia e Vlorës, ditën e sotme ka njoftuar se është arrestuar 26-vjeçari Xhanluka Kamberaj pasi ka dhunuar mjekët e poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri”. Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes të riut dhe mjekëve, teksa ai është dërguar në komisariat dhe ku është marrë në pyetje.
Mbi 26-vjeçarin Kamberaj rëndon akuza e “Goditje për shkak të detyrës”, teksa materialet iu referuan policisë për hetime të mëtejshme