GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhunoi një grua dhe i mori çantën, arrestohet 36-vjeçari (Emri)

14:07 - 05/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet 24-vjeçari në Korçë, në kërkim për trafik droge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Korçës ka arrestuar një person, që ka dhunuar një grua dhe më pas i ka vjedhur çantën. Në pranga ka rënë shtetasi Edison Foto. Ky person dyshohet se ka kryer tre vjedhje në dy javët e fundit.

Foto njihet si person problematik. Ai dhe më parë ka qenë i dënuar për vjedhje me dhunë.

“Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrethi”.  Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të kryera dy javët e fundit, në Korçë.  U vodhi çantat e dorës, dy shtetaseve, njërës prej tyre me dhunë, si dhe vodhi orendi në një banesë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.  36-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit se në lagjen nr. 12, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, një 47-vjeçareje, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë finalizuan operacionin policor të koduar “Rrethi” . Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:  -E. F., 36 vjeç, banues në Korçë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje me dhunë. Në bazë të pamjeve filmike dhe provave të tjera të siguruara nga Policia, rezultoi se ky shtetas, ndërkohë që shoqërohej me një shtetas tjetër, i ka vjedhur me dhunë, çantën 47-vjeçares, dhe më pas ata janë larguar të dy me shpejtësi. Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme hetimore u dokumentua se 36-vjeçari është autori i dyshuar edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës, konkretisht: më datë 21.04.2023, në lagjen nr. 6, ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e një shtetaseje, ndërsa më datë 28.04.2023, në lagjen nr. 9, i ka vjedhur çantën e dorës një 52-vjeçareje, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe dokumente identifikimi.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, njofton policia.

Etiketa: dhunoiGrua

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Kusari-Lila reagon ndaj deklaratës “kontroverse” të BE-së

Kusari-Lila reagon ndaj deklaratës “kontroverse” të BE-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com