Një 27-vjeçar është arrestuar në Vlorë dhe një tjetër është proceduar pasi kanë dhunuar punonjësin e Rrugores. Shtetasi D. H dhe K.Ç, pasi kanë kundërshtuar kontrollin e dokumentacionit të automjetit që drejtonte shtetasi D. H. dhe kanë goditur me grusht punonjësin e qarkullimit rrugor të DVP Vlorë, që po kryente veprimet procedurale.
Njoftimi i policise:
Në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi kanë kundërshtuar kontrollin e dokumentacionit të automjetit që drejtonte shtetasi D. H. dhe kanë goditur me grusht punonjësin e qarkullimit rrugor të DVP Vlorë, që po kryente veprimet procedurale.
Discussion about this post