GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dita e Pavarësisë, Kisha Orthodhokse kremton 28 Nëntorin me një ceremoni të veçantë

11:13 - 28/11/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dita e Pavarësisë, Kisha Orthodhokse kremton 28 Nëntorin me një ceremoni të veçantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” u zhvillua Dhoksologjia e Flamurit për të nderuar simbolin kombëtar. Shërbesa e veçantë u drejtua nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Joan, i cili udhëhoqi meshën solemne në prani të klerikëve, besimtarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve. Ky ritual tradicional, i cili kryhet për herë të parë në Tiranë nga Imzot Joan, shërben si një moment reflektimi shpirtëror mbi unitetin, vlerat kombëtare dhe lutje për paqe e harmoni.

Gjatë ceremonisë, Kryepeshkopi Joan përcolli mesazhin e tij për përkujdesin ndaj vendit dhe përgjegjësinë e qytetarëve për ta bërë Shqipërinë një vend të begatë dhe të lulëzuar. Ai theksoi se çdo shqiptar duhet të jetë kujdestar i mirë i vendit të tij, duke punuar për mirëqenien dhe paqen e komunitetit. Në fjalën e tij, Imzot Joan uroi 113-vjetorin e Pavarësisë dhe bëri thirrje për ruajtjen e unitetit dhe përhapjen e vlerave të kombit.

Fjala e plotë e Kryepiskopit Joan

Në kishë ne themi vazhdimisht dhe përsëri me paqe le t’i lutemi Zotit.

Pse i përsërisim vazhdimisht. I përsërisim se mund t’i harrojmë dhe Kisha në urtësinë e saj na ka mësuar që shumë gjëra duhet t’i përsërisim.

Sot ne bëjmë një dhoksologji të flamurit.

Përse kisha ka vendosur shërbesa të tilla? Për dy arsye shumë të rëndësishme. E para për të falenderuar perëndinë dhe e përsërisim vazhdimisht që kemi shumë arsye për ta falenderuar që na ka dhënë një vend të bukur që ka gjithçka dhe ne jemi në këtë pjesë të globit si kujdestarët të kësaj pasurie. “I Zotit është dheu dhe gjithçka që ndodhet në të”, thotë Psalmisti, që do të thotë se pronar i gjithë dheut është Zoti, që do të thotë që jemi kudjestarët dhe përgjegjësia jonë është që të jemi kujdestarë të mire, të mundohemi ta lulëzojmë dhe bekojmë këtë vend.

Nëse do e bëjmë një vend të mirë ku njerëzit mund të jetojnë në paqe dhe harmoni padyshim që nuk do të lagrohen shumë njerëz. Gjithmonë për këtë arsye që disa njerëz mund të largohen.

Por një largim masiv nuk do të ndodhë nëse ne do të jemi kujdestarë të mirë të këtij vendi që na ka besuar Perëndia.

E falenderojmë Perëndinë për çdo gjë që na ka dhënë por na ka dhënë dhe përgjegjësinë për këtë gjë.

Përgjegjësia është e të gjithëve. Gjithkush në vendin ku punon mundohet që ta bekojë dhe lulëzojë këtë vend dhe siç them vazhdimisht që atdhetari i vërtetë ëshët ai njeri që lulëzon vendin e tij, jo ai njeri që shan të tjerët.

Mjafton që ne të bëjmë detyrën për të lulëzuar vendin tonë, kemi bërë detyrën tonë para Kishës, para Kombit dhe para Perëndisë.

Në këtë ditë do të dojë tu uroja të gjithë ju gëzuar dhe përshumëvjet këtë ditë të bekuar.

Perëndia ta bekojë vendin tonë, popullin tonë e të përhapë paqe jo vetëm vendin tonë por në të gjithë botën, me uratat e Atit tonë të shenjtë Jesu Krishtin Perëndi mëshirona dhe shpëtona. Gëzuar të gjithë përshumëvjet!

Në fund të shërbesës u mbajt edhe urata tradicionale për flamurin dhe shtetin shqiptar, ku kërkohej bekimi i Perëndisë për popullin dhe vendin. Dhoksologjia e Flamurit është një mesazh i fuqishëm shpirtëror, që rikujton rolin e fesë në nderimin e historisë dhe identitetit kombëtar, duke bashkuar besimtarët në reflektim, lutje dhe krenari kombëtare.

Etiketa: Ceremonikishapavaresi

Lajme të lidhura

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”
Aktualitet

Skandali i AKSHI-t/ Pas 6 orësh, GJKKO lë në fuqi masat për Linda Karçanajn dhe “grupin e strukturuar kriminal”

18:39 - 18/12/25
SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini
Aktualitet

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini

17:59 - 18/12/25
Para
Festa e Pavarësisë, Armand Duka uron: Gëzuar Shqipëri, të duam çdo ditë e më shumë

Festa e Pavarësisë, Armand Duka uron: Gëzuar Shqipëri, të duam çdo ditë e më shumë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com