GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dialog i padrejtë, Vuçiç katër kushte për t’u rikthyer në bisedime, Kurti veç një

në Botë, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dialog i padrejtë, Vuçiç katër kushte për t’u rikthyer në bisedime, Kurti veç një
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vendimit të marrë nga qeveria e Kosovës për reciprocitetin e targave, rikthimi i dialogut mes kësaj të fundit dhe Serbisë duket i vështirë.

Para se të dyja palët të ulen në tavolinë për të negociuar, duhet që secila prej tyre të pranojë kushtet e vendosura nga pala tjetër. Sipas mediave fqinje, presidenti serb Alexandar Vuçiç i ka paraqitur katër kushte Kosovës për t’u kthyer në dialog, ndërsa Albin Kurti, ka vetëm një kusht, atë të reciprocitetit të targave.

Vuçiç kërkoi që Bashkimi Evropian të tregojë nëse vijon të jetë në fuqi marrëveshja e Brukselit apo jo, që policët e armatosur të tërhiqen nga veriu, që vendimi kundër Ivan Todosijeviqit të anulohet dhe që të jepen licensa për dy kompanitë serbe të energjisë elektrike, shkruan Novosti, medium i afërt me kreun e shtetit serb.

Serbia kërkon formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kështu Vuçiç e ka pyetur Bashkimin Evropian nëse marrëveshja është ende e vlefshme. Kjo marrëveshje u ratifikua edhe nga Kuvendi i Kosovës. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese kishte gjetur shkelje në disa pika të marrëveshjes për formimin e Asociacionit.

Beogradi po ashtu ka kërkuar vazhdimisht licensimin e dy kompanive serbe, për furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës.

Serbinë e irriton edhe vendimi i Gjykatës së Apelit në Kosovë e cila e ka konfirmuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Ivan Todosijeviq, ishte dënuar me dy vjet burg nën akuzat për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pasi e quajti trillim masakrën e Reçakut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të hënën në Kuvend se vendosja e targave të Republikës së Kosovës për të gjitha automjetet me tabela të Serbisë nuk ka qenë dëshirë e tij, por imponim nga pala tjetër.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha dje se është i gatshëm që ta heqë masën e reciprocitet për targat në rast se edhe Serbia zotohet se do ta bëjë të njëjtën gjë kundrejt Kosovës.

Etiketa: Albin KurtiAlexander Vucic

Lajme të lidhura

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Sorrat dhe korbat ndodhen në Parlament, ndërsa ne jemi zot të kësaj toke

21:19 - 22/08/26
23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët nuk tërhiqen: Jo bashkimit me Lushnjën

21:08 - 22/08/26
Para
Çfarë është Kodi i Flamujve Ndërkombëtarë Detarë, daton që në vitin 1855

Çfarë është Kodi i Flamujve Ndërkombëtarë Detarë, daton që në vitin 1855

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com