GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dialogu Kosovë-Serbi, Hoxhaj: Takimi ka qenë një dështim, Kurti u prezantua pa vizion

18:49 - 16/06/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dialogu Kosovë-Serbi, Hoxhaj: Takimi ka qenë një dështim, Kurti u prezantua pa vizion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte një dështim i madh i llojit të vet, pa platformë, pa vizion, pa strategji.

Hoxhaj ka folur edhe për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti, vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga KQZ si dhe për zgjedhjet në PDK-së dhe zgjedhjet lokale.

“Takimi i djeshëm nuk ka qenë asgjë tjetër veçse tubim elektoral, e jo përfaqësim shtetëror”, tha Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt “Takimi ka qenë një dështim i llojit të vet, një performancë elektorale në stilin e tij populist, dhe nuk i shërben interesave të Kosovës. Unë mendoj që dje ka qenë një dështim i madh”.

Ai u shpreh se qytetarët duhet ta kuptojnë që në një kontekst më afatgjatë, sipas tij me qëndrimin e mbajtur në këtë takim, Kurti e ka betonuar konfliktin e ngrirë.

“Unë mendoj se me qasjen e djeshme është betonuar konflikti i ngrirë, statusquo-ja dhe kjo nuk është në interes të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se kjo i dëmton interesat strategjike të tyre”, u theksoi Hoxhaj per Telegrafin.

Sipas tij, dje Kurti është prezantuar pa vizion, pa strategji e pa platformë.

“Ato katër pikat e tij janë një radhitje e çoroditur e pritjeve të Kosovës, janë probleme reale të Kosovës. Por, mendoj që njohja e ndërsjellët, anëtarësimi i Kosovës në OKB është pikënisja dhe pikëmbarimi e cila i zgjedh të gjitha problemet e tjera dhe unë kam prit që në një takim të tillë, z.Kurti të shkon i përgatitur politikisht, përmbajtësish dhe në rrafshin diplomatik, asnjëra nga këto nuk ka ndodh”, u shpreh Hoxhaj.

Pikën e parë të propozuar nga Kurti, Hoxhaj e ka cilësuar si shaka.

“Për shembull pika e parë, ajo është hajgare. Ka mund të merret edhe farë amandamenti të marrëveshjes së Kiotos. Mendoj se këto janë aranzhime që tejkalojnë kapacitetet e Kosovës”, u shpreh Hoxhaj.

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com