GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dialogu Kosovë-Serbi, i dërguari i SHBA: Tema më urgjente që do të lëvizte gjërat, çështja e personave të pagjetur

22:05 - 17/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dialogu Kosovë-Serbi, i dërguari i SHBA: Tema më urgjente që do të lëvizte gjërat, çështja e personave të pagjetur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, në një intervistë tha se Shtetet e Bashkuara kanë besim që i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të arrijë synimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që, sipas tij, është “arritja e një zgjidhjeje” ndërmjet dy shteteve.

Escobar, që njëherësh është i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se çështjet, që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme është ajo e personave të pagjetur.

“Tema më urgjente që do të lëvizte gjërat përpara në dialog është çështja e personave të pagjetur. Kjo është një temë humanitare që nuk duhet të bllokohet për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Ka familje që po presin me vite për të kuptuar se çka ka ndodhur me më të dashurit të tyre. Unë thjesht nuk e kuptoj pse për këtë çështje nuk mund të ketë kompromis” – tha Escobar.

Ai tha se ka edhe një sërë çështjesh për të cilat kanë punuar dhe që nuk kanë “asnjë ndikim në statusin”, siç janë “lidhjet ekonomike që tashmë ekzistojnë, revitalizimi i tyre në mënyrë që jenë funksionale”.

“Shembull, është çështja e targave të veturave. Është edhe çështja për energjinë në veri të Kosovës. Pra, ka një sërë çështjesh të vogla, që mund të zgjidhen menjëherë”, tha ai.

Gabriel Escobar ka marrë postin e Zëvendësndihmës Sekretarit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në fillim të shtatorit. Ai në këtë post e pason Matthew Palmerin.

Etiketa: DialoguKosove-Serbipersonat e pagjetur

Lajme të lidhura

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime
Botë

Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime

20:33 - 29/03/26
Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…
Botë

Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…

18:00 - 29/03/26
Para
Messi akomodohet në vilën përrallore, kushton 48 mln euro

Messi akomodohet në vilën përrallore, kushton 48 mln euro

TË FUNDIT

PD denoncon sërish “Durana Park”:  Shkel ligjet dhe standardet e Bashkimit Europian
Aktualitet

PD denoncon sërish “Durana Park”: Shkel ligjet dhe standardet e Bashkimit Europian

11:17 - 30/03/26

Deputeti i Partia Demokratike, Enno Bozdo, ka denoncuar nga Kryesia e Kuvendit projektin e njohur si “Durana”, duke e cilësuar...

Lexo më shumë
PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm: Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm: Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

11:02 - 30/03/26
“Kemi para dhe nuk i paguajmë fermerët”, Erion Braçe: AZHBR ka dështuar, duhet zhbërë

Pasi shprehu ambicien për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës, Braçe i bën kërkesë edhe KQZ…

10:57 - 30/03/26
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

10:11 - 30/03/26
Qindra milionë euro abuzime! AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderat më problematikë

Qindra milionë euro abuzime! AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderat më problematikë

09:52 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com