GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Në Ballkanin Perëndimor s’po na besojnë që jemi seriozë

15:11 - 26/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Në Ballkanin Perëndimor s’po na besojnë që jemi seriozë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, në fjalën e tij në Forumin BE-Ballkani në Sofje, u zotua për sinqeritet në përgjigje kur u pyet se ku është problemi i ngecjes së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Ai tha se problemi është i kombinuar nga të dyja palët, por e cilësoi si kyçe mungesën e kredibilitetit në BE nga vendet partnere ballkanike, për të cilat tha se janë të demotivuara.

“Është kombinim, por të bëhemi të sinqertë – problemi është se perspektiva europiane s’po shihet më si kredibile. Ne kemi tejkaluar qëllimet, kemi ardhur me kushte shtesë dhe demotivimi i partnerëve tonë nuk është dashur të ndodhë. Ata më nuk po na besojnë se ne jemi seriozë kur ne flasim për perspektivën europiane…ne presim nga ata që të ndërmarrin reforma të vështira europiane, nga të cilat vjen anëtarësimi në fund. Ne duhet të rikthejmë besimin në procesin e zgjerimit të BE-së dhe besoj që kjo do të ndikojë pozitivisht në performancën e partnerëve tonë. Kjo duhet të ndryshojë”, tha Lajçak. Ai tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme të integrimit europian. Derisa tha se agresioni rus në Ukrainë ka krijuar një momentum që s’do të zgjasë shumë dhe që duhet të shfrytëzohet, Lajçak tha se nëse shtetet e Ballkanit mendojnë se zgjerimi do të ndodhë vetvetiu dhe lufta në Ukrainë do t’i shtyjë drejt anëtarësimit në BE, atëherë gabohen.

I pyetur nëse siguria ishte përgjegjësi e NATO-s apo BE-së, Lajçak tha se tashmë kanë ndërruar gjërat.

“Sigurinë e kemi marrë si të mirëqenë, por tashmë është e qartë që s’mund të merret asgjë për të mirëqenë. Siguria ka shumë dimensione, me të cilat jemi duke u përballur, përfshirë sigurinë energjetike dhe atë ushqimore. Ne duhet të forcojmë sigurinë tonë në shumë dimensione”./Express

Etiketa: BEdialogdialogu Kosove-SerbiMiroslav Lajçak

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Abazoviç prezanton programin e punës së qeverisë së re

Abazoviç prezanton programin e punës së qeverisë së re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com