GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç, palët politike shfaqen skeptike

16:22 - 03/01/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Njohja nga Spanja, juristi tregon ndikimin në dialogun Kosovë-Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dialogu Kosovë-Serbi nuk solli rezultate konkrete as në vitin 2021 dhe vetë politikanët e Kosovës janë ndarë në dy krahe sa i përket kësaj teme. Qeveria është optimiste, ndërsa të tjerë shfaqen skeptikë dhe pesimist.

Kujtojmë se në shtator, tensionet u rritën mes dy vendeve kur Kosova vendosi masën e reciprocitetit për targat e automjeteve, zgjidhja e së cilës më pastaj u bë edhe marrëveshja e vetme me Serbinë për vendosjen e “stikersave” në targat e automjeteve të të dy vendeve. Megjithatë e ardhmja e dialogut mbetet ende e paqartë, pasi në prill të 2022 mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj thotë për KosovaPress se nuk ka pasur regres në dialog nga ana e Kosovës. Sipas tij, Kosova nuk është pala bllokuese e dialogut, pasi vazhdimisht po paraqesin propozime konkrete.

“Ka pasur progres (në kuadër dialogut), pasi për herë të parë delegacioni i Kosovës e ka legjitimitetin më të madh që e ka pasur ndonjëherë dhe ne kemi shumicën parlamentare. Në këtë kontekst ne nuk kemi qenë bllokuesit, ne jemi për dialog, pasi kemi shumë çështje të pazgjidhura me ta, siç është çështja e të pagjeturve dhe shumë gjëra të tjera. Ndërkohë ne kemi shkuar me propozime konkrete, ne nuk jemi bllokuesit, bllokuesi nuk propozon. Në vend të Asociacionit me kompetenca ekzekutive, kemi propozuar Këshillin Nacional për Serbët në Kosovë. Në këtë rast mospajtimi nuk do të thotë se është bllokim. Këtë kuptim negociatat me Serbinë do të vazhdojnë, por jo duke pranuar çdo koncesion që ka qenë mënyrë e të vepruarit deri më tani të qeverive të kaluara”, thotë ai.

Nga ana tjetër, kritik shprehet deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili thotë se qasja e ekzekutivit karshi dialogut s’ka qenë e duhura.

“Në temën sa i përket dialogut qeveria s’ka pas ndonjë agjendë konkrete. Ende pa u bërë kryeministër zotëri Kurti thoshte se nuk do të diskutojnë me Beogradin para se t’i kërkojë falje Kosovës, por krejt ato u panë se ishin fraza të fushatës dhe veproi ndryshe. Konsideroj se paaftësia e qeverisë, apo mungesa e një agjende konkrete në dialog, e ka kthyer Kosovën prapa në shumë çështje. Ne e pamë se edhe skenat dhe filmat që i bëri zotëri Kurti në veri vetëm sa i kushtuan Kosovës, pasi nuk bëri asgjë. Marrëveshjet që më herët i ka quajtur të dëmshme, tash thotë se janë të suksesshme. Është shumë konfuz qeveria”, thotë Beqa për KosovaPress.

Ndërsa, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se dialogu Kosovë-Serbi edhe në vitin 2021 ka qenë i paqëndrueshëm dhe fragjil.

Ai kritikon edhe BE-në për mosgatishmërinë për ta çuar përpara procesin e dialogut. Teksa vë në pah edhe mundësitë e bllokimit të dialogut për shkak të mospajtimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Edhe në vitin 2021, dialogu Kosovë-Serbi ka qenë mjaft i paqëndrueshëm në kuptimin e temave dhe pajtueshmërisë së dy palëve dhe shtyrjen e BE-së për të pasur një marrëveshje finale. Pak a shumë është karakterizuar me bllokada dhe jo progres. Ky dialog brenda këtij viti përpos marrëveshjes për targa që ishte një marrëveshje që e zhbllokoi një situatë të dy vendeve, nuk ka pasur ndonjë marrëveshje ose takim që mund të spikatim ose themi që ka çarë rrugën përpara.  Dialogu është ende një proces fragjil dhe ende nuk e ka atë pajtueshmërinë e dy palëve për të shkuar tutje për gjetur një marrëveshje ose arritjen e një kompromisi nga dy palët.”, deklaron ai.

Etiketa: dialogKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç
Aktualitet

Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

09:22 - 17/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin
Breaking Views

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Para
640 mijë lekë si i punësuar në “Agon Channel”, Fatos Lubonja: E vërteta për rrogën time

Lubonja: Kur socialistët erdhën në pushtet e kthyen organizatën e Soros në aleat të PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com