GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dialogu Kosovë-Serbi, qeveria gjermane mohon “kornizën e re”: S’e dimë kush…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dialogu Kosovë-Serbi, qeveria gjermane mohon “kornizën e re”: S’e dimë kush…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria Gjermane në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë demantuar se qëndrojnë prapa një dokumenti katër faqesh të ashtuquajtur si “kornizë e re” për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që u raportua se iu dorëzua Kurtit dhe Vuçiçit përmes dy top- këshilltarëve të Macron dhe Scholz përgjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak.

Nga Qeveria Gjermane i kanë thënë Gazetës Express se kanë përcjellë raportimet në media për një dokument të tillë për të cilin është supozuar se është dorëzuar nga Franca, Gjermania dhe Lajcak tek kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç, por potencojnë se një letër e tillë s’vjen as nga Gjermania, as nga Franca e as nga Miroslav Lajcak.

Nga Berlini zyrtar theksojnë se nuk kanë informacione se kush e ka shpikur një dokument të tillë dhe me çfarë qëllimi.

“Ne kemi vërejtur raportimet në mediat shqipe rreth të të ashtuquajturës rrjedhje të një dokumenti katër faqesh që supozohet se është dorëzuar nga Franca, Gjermania dhe Përfaqësuesi Special Lajcak tek kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç. Pretendimet janë të gabuara, një letër siç përshkruajnë raportimet nuk vjen nga Franca, Gjermania apo Përfaqësuesi Special. Ne s’kemi informacione kush e ka shpikur atë dhe me çfarë qëllimi”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë gjermane për Gazetën Express.

Ndryshe në një media të Shqipërisë ditë më parë është publikuar një “dokument” i cili pretendohej se ishte hartuar nga Gjermania, Franca dhe BE-ja dhe se i njëjti ishte dorëzuar Kurtit dhe Vuçiçit përmes këshilltarëve të kancelarit Olaf Scholz dhe presidnetit Emmanuel Macron përgjatë vizitës së fundit në Prishtinë dhe Beograd.

Aty pretendohej për një “marrëveshje përmbajtësore vitin e ardhshëm”, marrëveshje finale pas 10 vjetësh”, “Kosova do të fitonte njohje nga 5-shja e BE-së dhe anëtarësim në organizata” derisa “Serbia do të përfitonte ndihma masive”.

 

 

Etiketa: dialogKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
“Shteti lakuriq”/ Prokuroria ndalon publikimin e e-maileve, Meta: Rama të japë dorëheqjen

“Shteti lakuriq”/ Prokuroria ndalon publikimin e e-maileve, Meta: Rama të japë dorëheqjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot protestë dhe seancë plenare, policia vendos barriera në rrugët përreth Parlamentit
Aktualitet

Sot protestë dhe seancë plenare, policia vendos barriera në rrugët përreth Parlamentit

09:19 - 22/10/26

Në një kohë kur sot zhvillohet seanca plenare, të rinjtë dhe studentët kanë paralajmëruar sërish protestë, këtë herë para Parlamentit....

Lexo më shumë
“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

“Je fotografuar në protestë dhe do mbash përgjegjësi!” Mësuesit denoncojnë mesazhet kërcënuese

08:50 - 22/10/26
Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve

08:43 - 22/10/26
Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës, rrugët kthehen në ‘lumenj’

08:40 - 22/10/26
Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

Zjarr te “Arena Center”, përfshihen nga flakët zyrat e “Top Albania Radio”

08:27 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com