GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dialogu Kosovë-Serbi: Shpresa për arritjen e marrëveshjes për targat në Bruksel

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Dialogu Kosovë-Serbi: Shpresa për arritjen e marrëveshjes për targat në Bruksel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian më 13 maj delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel, ku pritet edhe të nënshkruhet marrëveshja për targat, ndonëse jo e konfirmuar akoma. Ky optimizëm në Prishtinë e Beograd, u rrit pas vizitës zyrtare në Gjermani dhe takimit me kancelarin, Olaf Scholz, të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku pasoi edhe një darkë joformale me të dërguarin e BE-së në dialog Mirosllav Lajçak.

Në takimin e 13 majit sipas kryeministrit të Kosovës, marrin pjesë dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi nga pala kosovare dhe Petkoviç nga pala serbe. “E kemi theksuar tash e shumë vite, se nuk jemi në parim kundër dialogut, por nuk duam dialog pa parime. Një ndër parimet e dialogut është barazia e palëve. Në atë darkë nuk kemi pasur gjellë të ndryshme, pra ka pasur barazi të palëve dhe i kemi diskutuar temat në dritën e takimit të 13 majit midis kryenegociatorëve. Më 13 maj, unë shpresoj se përfundimisht do t’i kemi marrëveshjet edhe për zgjidhjen reciproke për targat e automjeteve, çështjes së mos pagesës së energjisë në veri të Kosovës dhe po ashtu nevojës për përshpejtim të çështjes së zbardhjes së fatit të pagjeturve”, tha kryeministri Kurti, gjatë një takimi që pati në Prishtinë me ministren gjermane të Mbrojtjes Christine Lambrecht.

Edhe kjo e fundit u shpreh optimiste që me datën 13 maj Kosova dhe Serbia do të arrijnë disa marrëveshje. “Shpresoj që ky proces të marrë një dinamikë të re dhe shpresoj që do të ketë vendime të mira më 13 maj në Bruksel. Hapat e parë do të mund të ishin për njohjen reciproke të dokumenteve dhe ky do të ishte një sinjal i mirë”, tha Lambrecht.

Për këto çështje, kryeministri kosovar tha se bisedoi në Berlin edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuҫiq, në darkën joformale që e kishte organizuar kancelari gjerman, Olaf Scholz që nuk mori pjesë në të, por që i pranishëm ishte i dërguari i BE-së në dialog Mirosllav Lajçak.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nga ana e tij,  ka thënë se darka joformale në Berlin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ishte shumë e vështirë. E për vizitën në Berlin, Vuçiç tha se “përfaqësuesit gjermanë këmbëngulën se ajo çka është firmosur në Marrëveshjen e Brukselit duhet të zbatohet”. Megjithatë edhe Vuçiç, është optimist për takimin e 13 majit. “Bisedimet do të vazhdojnë. Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç, më 13 maj do të shkojë në Bruksel për të tentuar të pajtohet për diçka”, tha Vuçiç, sipas RTS.

Që nga fillimi i tetorit të vitit të shkuar, Kosova dhe Serbia kanë filluar të zbatojnë një marrëveshje të përkohshme sipas së cilës, automjetet e dy vendeve janë të detyruara të vendosin letër ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e tyre deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Marrëveshja e përkohshme u arrit më 30 shtator pas disa ditë trazirash në veriun e Kosovës, ku grupe serbësh bllokuan rrugët për të kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit për përdorimin e targave të makinave./DW

Etiketa: KosoveNATORajon

Lajme të lidhura

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Kurti kërkon angazhim konkret të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Kosovë & Rajon

Kurti kërkon angazhim konkret të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

15:11 - 10/10/26
Para
“Bënim plane për…”, vajza e Niko Peleshit flet hapur për ndarjen nga Romeo Veshaj

Ndalohet nga policia Romeo Veshaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1
Breaking Views

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1

23:33 - 13/10/26

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqej një 19-vjeçar i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet i...

Lexo më shumë
Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

23:27 - 13/10/26
Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

23:18 - 13/10/26
U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

23:04 - 13/10/26
Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

22:25 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com