GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Cramon: Duhet të përfundojë gjatë mandatit të Lajçakut

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Cramon: Duhet të përfundojë gjatë mandatit të Lajçakut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se përfundimi i mandatit të Miroslav Lajçakut në prill 2024 si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë gjithashtu fundi i dialogut.

“Përfundimi i mandatit të Miroslav Lajçakut (prill 2024) si i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të jetë gjithashtu fundi i dialogut, i cili natyrisht duhet të bazohet në njohjen reciproke, e cila gjë nuk do të jetë e lehtë, por unë jam shumë optimiste për këtë çështje” – tha Lajçak.

Ajo iu drejtua mediave së bashku me Vladimir Bilçik, raportuesin e PE-së për Serbinë, pas seancës plenare të Parlamentit Evropian ku u miratuan rezolutat e PE-së për Serbinë dhe Kosovën, dhe Von Cramon shpjegoi detajet e raportit të saj për Kosovën, në bazë të së cilës është hartuar rezoluta, raporton danas.

“Raporti për Kosovën thekson nevojën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, bazuar në njohjen reciproke, që është parakusht për vazhdimin e rrugës së të dyja palëve drejt anëtarësimit në BE. Aktualisht dialogu nuk është në agjendën e Beogradit, por edhe Prishtinës zyrtare dhe kjo është kritikuar nga shumë eurodeputetë, si dhe në raportin tonë”, tha Von Cramon.

Ajo tha se ka çështje që së fundi kanë filluar të zgjidhen, siç është marrëveshja për personat e pagjetur dhe marrëveshja për çështjet e energjisë dhe se këto janë hapa përpara, por jo të mjaftueshëm.

“Marrëdhëniet duhet të përmirësohen, jo vetëm në nivelin politik por edhe në nivelin e jetës së qytetarëve”, tha ajo dhe shtoi se integrimi i serbëve të Kosovës është i rëndësishëm.

Von Cramon ka theksuar se ka pritje të mëdha për takimin që Lajçak duhet ta udhëheqë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Shpresojmë që të mbahet një takim në nivelin më të lartë politik ku do të zgjidhen disa çështje urgjente, si ajo e targave të veturave”, tha ajo, duke shtuar se Miroslav Lajçak ka mbështetjen e plotë të PE në punën e tij për këto çështje.

Kujtojmë se BE së fundmi zgjati mandatin e Lajçakut si kryenegociator midis Kosovës dhe Serbisë deri në muajin prill të vitit 2024.

 

 

Etiketa: DialoguKosovemandatiMiloslav LajcakSerbiViola von Cramon

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
Breaking Views

Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

20:37 - 05/10/26
Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen
Kosovë & Rajon

Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen

19:19 - 05/10/26
Para
Porositeshin për të siguruar vendvarrime, ja skema që përdori Drejtori dhe punonjësit

500 mijë lekë shtesë për një vend varri, ky është drejtori i arrestuar i Veliajt (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26

Një masë e bardhë betoni, me forma të lakuara dhe e mbështetur mbi një varg kolonash, qëndron pezull si një...

Lexo më shumë
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 6 Tetor 2026

07:38 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com