GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Diaspora në zgjedhje/ Ja cilat janë vendet e ‘pazakonta’ nga ku shqiptarët kanë kërkuar të votojnë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Diaspora në zgjedhje/ Ja cilat janë vendet e ‘pazakonta’ nga ku shqiptarët kanë kërkuar të votojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa diaspora shqiptare përgatitet për të votuar për herë të parë në një proces zgjedhor në atdhe, pa nevojën për t’u rikthyer në vend fizikisht, interesi i shfaqur ka qenë i konsiderueshëm. Mbi 65 mijë kërkesa janë regjistruar deri ditën e sotme, me rreth 41 mijë që janë miratuar zyrtarisht nga KQZ.

Edhe pse interesi më i madh është shfaqur nga vendet ku diaspora shqiptare është më e pranishme si Italia, Greqia apo Shtetet e Bashkuara, nuk kanë munguar as kërkesat nga shqiptarët në kontinente të tjera. Kështu, vendet e para në renditjen zyrtare të KQZ plotësohen nga shqiptarët në shtetet e Bashkimit Evropian, Britania e Madhe, SHBA. dhe Kanadaja. Interesi nuk ka munguar nga Australia e largët, nga ku deri tani janë marrë 90 kërkesa për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Një tjetër vend që bie në sy për aplikimet e regjistruara është ishulli i Anguilas në Karaibe, nga ku janë marrë 49 kërkesa në KQZ. Po në Karaibe janë marrë 38 kërkesa nga shqiptarët në Ishujt e Virgjër Britanikë. 46 kërkesa të tjera për të votuar janë regjistruar nga ishulli i Shën Helenës, i cili ndodhet në mes të pjesës jugore të oqeanit Atlantik, midis Brazilit dhe Afrikës PerëndimoreNga ana tjetër, interesimi ka qenë prezent edhe në Rusi e Ukrainë, pavarësisht se dy vendet e Evropës Lindore janë pjesë e një konflikti të armatosur thuajse 3-vjeçar. Kështu, nga Federata Ruse janë regjistruar 5 kërkesa, ndërsa nga Ukraina vetëm një. Dhjetëra kërkesa janë regjistruar në Lindjen e Mesme, ku konkretisht llogariten 36 aplikime nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nga 10 nga Katari dhe Kuvajti, 8 nga Arabia Saudite dhe nga Izraeli, 3 nga Egjipti dhe Afganistani dhe 1 nga Bahreini.

Edhe pse të pakta aplikimet nuk kanë munguar as nga Afrika apo Azia e largët. Deri më tani janë marrë 10 aplikime nga Kina, 8 nga Japonia, 7 nga Zelanda e Re dhe 2 nga Koreja e Jugut mes të tjerash. Sa i përket kontinentit afrikan aplikime janë marrë nga Algjeria, Afrika e Jugut, Angola, Zambia, Kongo e Gaboni.

Një tjetër kontinent ku interesi i shfaqur, edhe pse në nivele thuajse të papërfillshme, ka qenë ekzistent është Amerika Latine. Shqiptarët që kanë aplikuar për të votuar ndodhen në shtete si Kolumbia, Argjentina, Brazili dhe Kili. Vende të tjera që mund të përmenden, nga ku shqiptarët kanë shfaqur interes zgjedhor janë India, Kazakistani, Taxhikistani, Tajlanda, Bangladeshi, Mongolia, Vietnami, Filipinet apo Madagaskari. Aplikimet për votuesit nga diaspora do të jenë të hapura deri më datën 4 mars 2025, dhe secili që refuzohet, deri në këtë datë, ka të drejtë ta provojë përsëri.

Etiketa: Diasporakerkesavende te cudtishmeZgjedhje

Lajme të lidhura

Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova
Aktualitet

Sali Berisha thirret në SPAK, do të pyetet për kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

10:29 - 12/11/26
Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media
Aktualitet

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26
Para
Aktori Malkaj para Bashkisë: Atdheu është shitur copë-copë, ju martë mortja o qelbësira!

Aktori Malkaj para Bashkisë: Atdheu është shitur copë-copë, ju martë mortja o qelbësira!

Discussion about this post

TË FUNDIT

4 lojtarët që Maran dërgon në tribunë për sfidën me Finlandën, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë
Sport

4 lojtarët që Maran dërgon në tribunë për sfidën me Finlandën, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë

10:43 - 12/11/26

Në prag të sfidës ndaj Finlandës, Maran vërtetoi edhe një herë se tashmë e ka ndërtuar në kokë jo vetëm...

Lexo më shumë
Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova

Sali Berisha thirret në SPAK, do të pyetet për kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

10:29 - 12/11/26
Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Policia me planmasash, kufizohet qarkullimi në disa akse

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, policia bllokon disa rrugë në Tiranë! Ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

09:55 - 12/11/26
Shqipëria me ndryshime ndaj Finlandës, Maran përgatit surprizën në formacionin titullar

Shqipëria me ndryshime ndaj Finlandës, Maran përgatit surprizën në formacionin titullar

09:47 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com