Qyteti i Dibrës është tronditur sërish nga një tjetër tërmet dhe lëkundjet kanë qenë në magnitudën 3.1 të shkallës rihter.
Kujtojmë se ditën e djeshme në Dibër u regjistruan disa lëkundje, ku më e forta ishte 4.5 ballë. 16 banesa u dëmtuan nga tërmeti i mëngjesit të së premtes.
Grupet e punës në terren raportuan për dëme në 5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, 3 banesa në njësinë administrative Ostren, 3 banesa në njësinë administrative Gjoricë, 1 banesë në njësinë administrative Shupenzë, 1 banesë në njësinë administrative Bulqizë, 1 banesë në njësinë administrative Zërqan.