GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Të gjithë ata që u habitën me Diellën sot e kanë një përgjigje. Përtej bujës së  ministres së parë virtuale në histori, që zaptoi në mënyrë sensacionale faqet e shumë mediave të mëdha të botës, fshihej një plan meskin për të vjedhur.

Duke prezantuar të parën anëtare të kabinetit, jo prej mishi dhe gjaku, por krijim të inteligjencës artificiale, Edi Rama përdori të njëjtën taktikë që ka shoqëruar karrierën e tij: krijo zhurmë me ngjyrosjen e fasadave, për të bërë miliona me lejet e ndërtimit; shkatërro dhunshëm Lazaratin, për ta mbushur të gjithë Shqipërinë me kanabis; shpall aksionin “fundi marrëzisë”, për të legjitimuar biznesin okult të lojrave të fatit; proklamo zhdukjen e zhulit nga qytetet, për të zhdukur 400 milionë me inceneratorët.

Tani, nën dritën e re të përgjimeve të bëra publike nga kapja e kamerave të fshehta të Ergys Agasit, deklaratat e kryeministrit, në ditëlindjen e Diellës, duken më qesharake se kurrë. Ai tha se po emëronte një ministre virtuale, e cila do i përkushtohej prokurimeve publike dhe luftës kundër korrupsionit. Ai predikoi se fill pas kësaj Shqipëria do të qe një vend “100 % i lirë nga korrupsioni”, pasi do të shmangeshin ndërhyrjet njerëzore në vendimarrje, duke siguruar një sistem “transparent, efikas dhe jashtë ndikimit të interesave private”.

Dhe ku e caktoi të qe materniteti i kësaj krijese që do bënte rrevolucionin? Pikërisht te AKSH-i institucioni që dikur zëvendësi i vet fatkeq, Arben Ahmetaj, e etiketoi si “kopështin e tij personal”. Pikërisht aty ku asnjë garë publike nuk është bërë e ndershme, ku fituesit kanë qenë të paracaktuar, ku për një tender që kushtonte dy milionë euro, tavani bëhej katër, ku ata që nuk bindeshin merreshin peng nga kriminelë, ku këtyre të fundit i vinin në ndihmë edhe officerë të lartë të policisë, e madje kur diçka shkonte keq, futej në punë për ta korrigjuar Komisioni i Prokurimeve Publike.

Po ti shtojmë këtyre fakteve edhe përdorimin elektoral të AKSH-it, për të vjedhur dhe keqpërdorur të dhënat e qytetarëve shqiptarë, duke i vënë ato në shërbim patronazhistëve elektoralë, del e qartë se aty ishe organizuar një shtet banditesk brenda shtetit.

Eshtë e pa imagjinueshme të besosh se një skemë e tillë mafioze, të cilës i bindeshin edhe shumë hallka të tjera, e kishin vënë në punë të vetëm, Agasi, Kërçanaj dhe Beqiri. Ata nuk janë ideatorë, por thjeshtë shërbëtorë, të shpërblyer në mënyrë të majme.

Përpos imagjinatës, hipotezën se kjo skemë ishte konceptuar sipër tyre e mbështesin edhe faktet. A nuk qe Ergys Agasi një njeri i përfolur kudo si miku i mbrëmjeve me vera të shtrenjta dhe si emisari direkt i Ramës me botën e errët? A nuk e mbrojti atë kryeministri edhe përballë gazetarit të Report, në Rai 3? Po Mirlinda Karçanaj, a nuk qe një nga drejtoreshat e bashkisë Tiranë, që ai e mori me vete edhe në qeveri. Në profilin që redaksia e Lapsi.al i ka bërë drejtoreshës, ka edhe një fakt interesant. Katër vite pasi e kishte emëruar tek AKSh, kryeministri e futi atë direkt në vartësinë e tij, duke i dhënë të drejtën për të bërë të gjitha prokurimet publike për institucionet.

Për tetë vite ai i la në duar asaj një buxhet prej gjysëm miliardi euro. Pikërisht këto para, nga të cilat Ergys Agasi pati “mundësinë”, sipas SPAK, të fitonte 29 milionë euro, ndërsa ortaku i tij Ermal Beqiri, 11 milionë euro vetëm brenda një viti.

E pra, a është e mundur që Edi Rama, që sapo vjen në pushtet cakton një ish bashkëpunëtore të vjetër në AKSH, që e merr institucionin në vartësi personale, që i “dorëzon” 540 milionë euro, për të organizuar të gjitha “garat” për të tëra institucionet e shtetit, të mos ketë ditur gjë se ç’ndodhte aty? A ka mundësi që atij sërish ti’a kënë futur njerëzit më të besuar, Linda dhe Gysi?

Po më e bukura nuk është kjo. Nëse shkon më tej, historia përsëritet, si një “deja vue” qesharake edhe për Diellën. Kur e fuqizoi AKSH-in, në 2017, dhe kur i dha pushtetet për të organizuar të gjithë tenderat, Edi Rama e përligji këtë me luftën kundër korrupsionit, kundër pagesave nën dorë për të marrë një çertifikatë dhe me fundin e rryshfeteve, për të shmangur radhat në zyrat e shtetit, përmes përdorimit të teknologjisë dixhitale.

Në emër të këtij novacioni shkuan në xhepa gangsterësh afro 70-80 % e gjysëm miliardshit euro që u dha për përqëndrimin e garave në një dorë.

Eshtë fiks i njëjti argument, e njëjta mitër perverse, nga u poll tetë vite më pas edhe Diella. Ajo me sa duket nuk u ngjiz, as nga dëshira për modernitet, as thjeshtë nga vaniteti për të prodhuar efekt ndërkombëtar. Ky i dyti qe mënyra për të fshehur një gjë që po binte erë, pas skandalave të njëpasnjëshme të AKSH dhe denoncimeve të shndërrimit të tij në një “bahçe private”. Për ta fashitur atë kryeministrit iu desh të emëronte të parën ministre dixhitale, duke mos e menduar se pak muaj më vonë do shpërthenin faktet se ajo qe prodhim i një materniteti krimi. Ministrja çudi, jo vetëm për shqiptarët, u shndërrua në provën se, duke qënë krijuesi i alibive për vjedhjet që ndodhnin në AKSh, Rama qëndon personalisht pas tyre. Këtë radhë ai u dogj nga rrezatimi i ndyrë i Diellës së vet.

 

Etiketa: atidiella

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Elita shqiptare që doli nga kazani i Enverit, deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit

10:32 - 17/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Para
Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com