GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre

20:57 - 11/02/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 11 shtator 2025, asistentja virtuale e e-Albania, Diella mori një detyrë të re, atë të ministres së parë, të krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Por, për këtë detyrë, aktorja Anila Bisha që kishte pranuar që imazhi i saj të përdorej për avatarin e platformës e-Albania, nuk është pyetur. Me këtë pretendim, artistja dorëzoi dy ditë më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë një kërkesë proceduriale për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Sipas mbrojtjes, nga përdorimi i paautorizuar i të dhënave personale, Anila Bishës i është shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm.

“Ky prodhim është bërë pa miratimin e shprehur apo të nënkuptuar të aktores. Me këto kushte, ne i jemi drejtuar gjykatës me kërkesën që të bëjë pezullimin e përdorimit të imazhit në vijimësi deri në përfundim të këtij gjykimi. Nëse gjykata do të veprojë bazuar në kërkesën tonë, brenda një afati do të depozitojmë një kërkesë padi. Do të vijojmë procedurat ligjore, por duke mbetur gjithmonë të hapur për ta zgjidhur çështjen me marrëveshje”, u shpreh Aranit Roshi, avokati i aktores Anila Bisha.

Sipas avokatit Aranit Roshi, kontrata e firmosur në 3 dhjetor 2024 me kompaninë ALEAT ka pasur një objekt të specifikuar mirë, Anila Bisha ka pranuar që figura dhe zëri t’i regjistroheshin (vetëm) për asistenten zadrimore në portalin qeveritar.

“Ka qenë një objekt ekskluziv, një qëllim ekskluziv. Kjo do të thotë që imazhi dhe zëri i saj, të dhënat e saj personale, nuk mund të përdoreshin për asnjë produkt tjetër”, tha avokati.

Këtë mbivendosje të identitetit, mbrojtja e konsideron jo ligjore dhe të rrezikshme, ndërsa kërkon që imazhi i saj të mos përdoret më për ministren “Diella”, deri sa të përfundojë procesi gjyqësor.

“Mund të ndërtohet çfarëdo deklarate, për të cilën paditësja mund të mos jetë dakord. Ky përbën thelbin e cenimit të së drejtës, përdorimi i paautorizuar i të dhënave. Tek avatari i e-Albania, përdorimi i të dhënave lidhej me elemente shumë teknikë dhe shumë specifikë, që kishin të bënin me orientimin e aplikuesve në menunë e e Albania, ndërsa këtu kemi të bëjmë me artikulime të qëndrimeve që mund të bien në kundërshtim me bindjen e aktores. Janë përdorur të dhënat e saj personale në forume ndërkombëtare. Është bërë subjekt meme-sh, është bërë groteske figura e saj pa miratim”, përfundon avokati.

Kërkesa për sigurimin e padisë u ngrit kundër Këshillit të Ministrave, kryeministrit Edi Rama, AKSHI-t dhe kompanisë APEL. Nga ana tjetër, në një reagim për Top Channel, Agjencia për Media dhe Informim, institucioni në varësi të Kryeministrit, e cilëson pretendimin e aktores të pabazë.

“Shqipëria është një vend i lirë dhe demokratik, ku qytetarët kanë të drejtë të mendojnë dhe të veprojnë përmes mekanizmave ligjorë kundër qeverisë. Në këndvështrimin tonë pretendimi s’ka asnjë bazë, por i mbetet gjykatës ta vendosë kush ka të drejtë”, u shpreh Manjola Hasa, Drejtore e Agjencisë për Media dhe Informim.

Seanca pritet të zhvillohet brenda pesë ditëve në Gjykatën Administrative.

gijotina.com/

Etiketa: Anila BishaKryesore1

Lajme të lidhura

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli
Breaking Views

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

17:42 - 05/03/26
Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike
Breaking Views

Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

17:33 - 05/03/26
Aksidentohet në vizat e bardha polici në Durrës
Aktualitet

Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri)

15:26 - 05/03/26
Para
“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli
Breaking Views

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

17:42 - 05/03/26

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se mbështet kërkesën e Vjosa Osmanit për amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Lëvizja...

Lexo më shumë
Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

17:33 - 05/03/26
Aksidentohet në vizat e bardha polici në Durrës

Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri)

15:26 - 05/03/26
Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

Përdori kredencialet e koleges dhe përfitoi 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e Postës në Elbasan

15:10 - 05/03/26
I dënuar me 7 vite burg, arrestohet 60-vjeçari i shpallur në kërkim

Sherr mes tre personave, plagoset me thikë një person në Pogradec

14:57 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com