GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Diferenca/ Ku ndryshon urimi i SHBA-ve për zgjedhjet në Rumani dhe Shqipëri

14:46 - 28/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Diferenca/ Ku ndryshon urimi i SHBA-ve për zgjedhjet në Rumani dhe Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë ditën e djeshme (27 maj) reagimin e parë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ku mungoi përshëndetja e përveçme për kryeministrin Edi Rama apo për Partinë Socialiste si fituese. Me anë të një postimi në platformën Facebook në faqen zyrtare, Ambasada deklaron se e uron popullin shqiptar për këto zgjedhje. Ndërkohë që më tej thuhet se ata mezi presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.

“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruhej në urimin e Ambasadës.

Mes të gjithash mund të thuhet se ku reagim i Ambasadës Amerikane në Shqipëri, vjen pas më shumë se dy javësh nga zgjedhjet e 11 majit. Por le të bëjmë një krahasim me reagimin e Ambasadës Amerikane, në skajin tjetër të Ballkanit, në Bukuresh për zgjedhjet presidenciale të 18 majit.

Në ndryshim nga koha e gjatë, prej dy javësh që u desh nga Ambasada për një reagim për zgjedhjet në Shqipëri, Ambasada e SHBA-ve në Bukuresht reagoi vetëm pas dy ditësh, pra më 20 maj teksa zgjedhjet u mbajtë më datë 18.

Ambasada e SHBA-së në Bukuresht njoftoi një ditë pas përfundimit të numërimit zyrtar të votave në zgjedhjet presidenciale rumune, se mezi pret të bashkëpunojë me presidentin e ri, Nicusor Dan, si dhe me qeverinë e re që do të formohet.

“Presim me padurim të bashkëpunojmë me Nicușor Dan, si President i Rumanisë, dhe me qeverinë e re, për të promovuar prioritetet tona të përbashkëta, siç janë mbrojtja, energjia dhe partneritetet tregtare”, shkruan Ambasada e SHBA-ve në Rumani.

Përveç se në urimin për zgjedhjet në vendin tonë urohet vetëm populli dhe nuk përmendet askund fituese, në urimin për zgjedhjet në Rumani dalin në pah edhe dy elemente të tjera.

Së pari Ambasada uron në emër të përveçëm fituesin teksa duhet theksuar se kundërshtari i tij në zgjedhje, gëzonte edhe mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe ky i fundit e kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë.

Së dyti, në urimin për zgjedhjet në Shqipëri Ambasada mjaftohet duke thënë se presin të vazhdojnë partneritetin tonë të ngushtë, ndërsa në urimin për Rumaninë renditen prioritetet e përbashkëta, siç janë mbrojtja, energjia dhe partneritetet tregtare.

/Dosja.al/

Etiketa: Ambasada AmerikaneKryesore1rumaniSHBAShqiperizgjedhje 2025

Lajme të lidhura

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Para
Dosja e “Sterilizimit”/ SPAK kërkon që Ilir Beqaj të gjykohet veçmas nga 8 të akuzuarit e tjerë

Sterilizimi, gjykim i shkurtuar për të gjithë të pandehurit, përveç Beqajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com