GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

09:33 - 07/06/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e datës 30 maj 2025, në redaksinë e emisionit “Piranjat” mbërritën disa video shqetësuese të filmuara në vend-grumbullimin e mbetjeve të qytetit, pranë fshatit Hardhishtë. Situata ishte thuajse apokaliptike, e cila zgjati gjatë gjithë mbrëmjes dhe deri të nesërmen. Sigurisht që “Piranjat” shkuan me urgjencë për të dokumentuar gjithçka. Banorët e zonës ishin të tmerruar nga ngjarja e ndodhur gjatë natës.

“Gjithë natën na mbyti tymi, nuk rrihej. U mbulua gjithë zona komplet si mjegull. Nuk ka bërë vahki ndonjëherë. Ne jemi në shtëpi dy pleq të moshuar, nuk e durojmë dot erën e keqe, na merret fryma, më keq s’ka ku të shkojë,” tha një zotëri që kalon aty pranë.

“E kanë bërë mirë se na kanë tymosur gjithë natën me erë të mirë. Më keq s‘ka ku të shkojë, me dyer dhe dritare mbyllur, shumë keq. Tymi mbulloi gjithë zonën. Tmerr ka qenë, mbrëmë dhe sot në mëngjes,” shprehej një burrë rreth të 50-ave, duke punuar tokën.

“Po ku je moj nënë, ku je more?! Shumë keq. Thanë çfarë janë këto që po digjen?! Kiamet, keq shumë. Aty e kam shtëpinë, nuk hapnim dot dyert. U mbush me tym, erë e keqe,” ankoheshin një grua e moshuar.

Në mëngjes, fshati dukej i boshatisur, shtëpitë me dyer dhe dritare të mbyllura. Grupi i xhirimit u afrua pranë zonës problematike, dhe menjëherë mbërritën një fadromë dhe një zjarrfikëse. Flakët kishin dalë jashtë kontrollit, dhe veç kallamishteve aty pranë, nuk kishin kursyer as qëniet e gjalla që ishin në habitatin e tyre. Perimetri i përfshirë nga flakët ishte i madh.

Nga njëra anë aplikohej procesi i kapsulimit, hedhja e dheut për të mbytur flakët, ndërsa nga ana tjetër efektivët bënin ç’të mundnin me vetëm një zorrë uji. Tymu i dendur sa vinte dhe mbulonte të gjithë zonën përreth. Minutat kalonin, por situata nuk përmirësohej. Flakët ishin ende aktive dhe tymi vazhdonte të mbulonte zonën. Në disa grumbuj plehrash flakët ishin ende të ndezura, dhe efektivët ndaluan punën pas shumë minutash luftë me vatrat më të rrezikshme të zjarrit.

Gjatë minutave që grupi i xhirimit ishte prezent në vend-grumbullimin e mbetjeve në Hardhishtë, veç punonjësve të bashkisë dhe firmës së kontraktuar për pastrimin e qytetit, si dhe zjarrfikësve, nuk u paraqit asnjë përfaqësues i IKMT-së, për të bërë vëzhgimin në terren, apo punonjës të Policisë dhe Prokurorisë, për të mbajtur një proces-verbal lidhur me situatën.

Por kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, nuk vonoi të reagonte. Ai shpalli se zjarrvënësit janë imagjinarë dhe i lidh me partitë kundërshtare. Përtej ironisë, disa pyetje kërkojnë përgjigje të qarta:

Si mundet një kryetar bashkie të dalë në përfundime dhe të japë ekspertizë mbi shkaqet e zjarrit, vetëm pak orë pas nisjes së tij, kur në terren veç zjarrfikësve nuk kishte prezencë të asnjë institucioni përgjegjës për ekspertizën?

Pasi zbriti nga makina Range Rover, Freard Rista, gazetar i emisionit “Piranjat”, pati një tjetër përballje me kryetarin. Arbana jo vetëm që nuk mori përgjegjësitë që i takonin, por edhe refuzoi të kërkonte falje publike pas gjithçkaje që ishte vërtetuar nga emisioni, dhe insistoi se nuk ka gënjyer. Madje ai shtoi se nuk do të jepte më asnjë përgjigje, veç atyre zyrtare me shkrim.

/Piranjat/

Etiketa: digjen plehratplehraShijak

Lajme të lidhura

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali
Aktualitet

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali

17:53 - 21/12/25
Aksident i rëndë në Lezhë–Shkodër, plagosen tre persona, dy prej tyre të huaj
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë–Shkodër, plagosen tre persona, dy prej tyre të huaj

15:49 - 21/12/25
Kukës/ Dy të plagosur nga të shtënat me armë, shpallen në kërkim 2 vëllezërit autorë
Aktualitet

Kukës/ Dy të plagosur nga të shtënat me armë, shpallen në kërkim 2 vëllezërit autorë

15:30 - 21/12/25
Para
Masa për Berishën, Lubonja: Veprim politik, drejtësia selektive…

Lubonja për ndërhyrjet në Spaç: Duan të shkatërrojnë ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë
Breaking Views

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

Gabriel Ramaj po monitorohet nga St Galen, Slavia e Pragë dhe Marseja. Mbrojtësi i Kombëtares U-21 konsiderohet si një nga...

Lexo më shumë
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali

17:53 - 21/12/25
“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti

“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti

17:29 - 21/12/25
Superkupa e Italisë, trajneri Italiano: Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare

Superkupa e Italisë, trajneri Italiano: Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare

17:11 - 21/12/25
Superkupa e Italisë/ Conte flet para përballjes me Bolonjën: Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit…

Superkupa e Italisë/ Conte flet para përballjes me Bolonjën: Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit…

17:06 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com