GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Dikur i iknin varfërisë, sot krimit dhe hajdutërisë!

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ramës duhet treguar se jo të gjithë mbjellin kanabis dhe e shesin votën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti – Vitit 1991 ishte rrëqethës sepse shqiptaria u përballë me të pabesueshmen: se ajo pak Shqipëri e dal nga ëndrra mbarë shqiptarë, ishte e paaftë t’i ushqente ato pak shqiptarë që jetonin brenda kufijve të saj. Dhe atë vit shtetit tonë amë i ndodhi më poshtëruesja që mund t’i ndodhë një vendi – që shumë të rijë shqiptarë, para syve të gjithë botës, të pranonin se vendin e ndjenin si ‘varrezë masive’ të ëndrrave të tyre.

Ai ishte viti kur ne shqiptarët këtej kufirit nuk ia dilnim ta kuptonim si mund të ikësh nga vendlindja dhe si ndodhi që të mbetemi popull të cilin o dhunshëm e dëbojnë, o e detyrojnë ta braktisë vendlindjen.

Pastaj, kur e pamë se Shqipëria nuk ishte ajo e ëndrrave tona, kur e pamë se ajo ishte shndërruar në mallkim e burg për shqiptarët që jetonin atje, u përballëm me pyetjen më absurde: cilët shqiptarë ishin të mallkuar – ne që jetonim nën trysninë e urrejtjes sllave, apo ata që kishin jetuar nënë çmendurinë ideologjike të Xhaxhit Enver.

Por si çdo dhembje tjetër, edhe atë të vitit 1991, e mbuluan shpresat se Shqipëria do bëhej çadër mbrojtëse për mbarë shqiptarinë, se të gjithë ne do e kuptonim se para së gjithash e mbi të gjitha, një shtet vlerësohet nëpërmjet asaj sa atë e duan dhe çmojnë ata që e kanë themeluar dhe jetojnë aty si dhe, sa ai vend është mburojë e dinjitetit dhe krenarisë së popullit të vet.

Për fat të keq Shqipëria jo vetëm që nuk ia doli ta mbrojë krenarinë e shqiptarisë, por ajo sot ngjanë si të ishte në duart e ‘çubrilloviqëve’ që ëndërronin një ‘Ballkan të Hapur’ sllav, por pasi që trojet shqiptare të mbeteshin pa shqiptarë.

Dhe kështu ka vite që Shqipëria i ngjanë një liqeni që zbrazet e nuk mbushet, të cilin liqe e ka mbuluar myshku i krimit dhe hajdutërisë që ua merr frymën shpresave rinore. Apo i ngjanë lulishtes pa rojtarë, nga e cila çdokush i shkulë filizat e porsambirë, që ato t’i mbjellë në kopshtin e vet.

Dhe nëse dikur shqiptarët e Shqipërisë i iknin varfërisë, sot ata i ikin ‘diktaturës’ demokratike, e cila ua ka marr të gjitha, përpos të drejtës që lirshëm ta jetojnë varfërinë e vet. Nëse dikur shqiptarët donin t’i shpëtonin përndjekjes së sigurimsave të Xhaxhit Enver, sot ata duan të çlirohen nga patronazhistët e Piktorit si dhe nga arroganca e ‘Rilindësve’, nga ata që e rrënojnë Teatrin Kombëtarë për të ndërtuar kulla të larta nga do mund ta shohin mjerimin që ka pllakosur Shqipërinë.

Është e dhembshme t’i paramendosh, e lë më t’i shohësh kolonat e të rinjve shqiptarë që e braktisin vendlindjen. Është rrëqethëse dhe të ngjanë në ëndërr të keqe kur lexon se nga dhjetë klandestinët që futen në Britaninë e Madhe, katër janë shqiptarë?!

Por duhet pranuar se ata që e braktisin vendlindje i dëbuam edhe ne që e përkrahëm ‘aleancën e qelbësirave’, edhe në që ia lejuam Piktorin të ndjehet si pronar i vetëm i shtetit, që ia mundësuam Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë të besojë se jo vetëm vendi, por edhe populli nuk vlen gjë pa të. Të besojë se pasi të realizohet ‘Ballkani i Hapur’ nuk do ketë asnjë rëndësi përkatësia etnike, se ai e Shqipëria nuk do kenë nevojë për shqiptarë.

Etiketa: emigeimKim MehmetiKrimvarfërisë

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor
OP-ED

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

09:30 - 14/10/26
Para
Çmontohet mbrojtja e Chelsea, Reali shënon super gol

Çmontohet mbrojtja e Chelsea, Reali shënon super gol

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com