GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dikur trembte Arsenalin/ Rivali i Partizanit ka ‘rënë ndjeshëm’, ja vlera aktuale

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dikur trembte Arsenalin/ Rivali i Partizanit ka ‘rënë ndjeshëm’, ja vlera aktuale

Bate Borisov's players pose before the UEFA Champions League Group H football match Athletic Club Bilbao vs FC BATE Borisov at the San Mames stadium in Bilbao on December 10, 2014., Image: 212914414, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, AFP

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani i Tiranës do të përballet me klubin bjellorus të Bate Borisov në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Një provë e vështirë siç edhe pritej, duke qenë se fituesit e Kategorisë Superiore ishin në vazon e dytë të grupit 3, ku përveç bjeloorusëve mund të përballeshin me skuadra të tjera të forta si moldavët e Sherif Tiraspol, kazakët e Astana, izraelitët e Maccabi Haifa apo dhe Zrinjskin e Bosnjes që sezonin e kaluar eliminoi Tiranën në raundin e dytë të Europa Conference League.

Gjithsesi pavarësisht emrit dhe historisë, rekordmenët bjellorusë (Bate numëron 15 tituj kampion) nuk janë më si më parë. Bate nuk është më skuadra e frikshme që të gjithë mbajnë mend, kur shkonte në grupet e kompeticioneve europiane, mision që për herë të fundit ja ka dalë në sezonin 2018-2019 kur eliminohej nga 1/16 nga Arsenali në Europa League, ndërsa kishte qenë dy herë radhazi në grupet e Championsit tre vite më parë, në 2015-2016 kur eliminohej nga një grup me Romën, Barcelonën dhe Bayer Leverkusen.

Bate Borisov një vit më parë kishte shkuar sërish në një grup në Champions me Porton, Athletic Bilbaon dhe Shakhtar Donetsk. Interesant është fakti se edhe në atë vit, pra 2014-2015 në kulmin e fuqisë së saj moderne, Bate Borisov kalonte kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun në raundin e dytë kualifikues të Championsit vetëm falë rregullit të golit në fushë kundërshtare pasi kishin barazuar 1-1 në Shqipëri ndërsa ndeshja në Bjellorusi kishte përfunduar po në barazim 0-0.

Një motiv më shumë për Partizanin për të shpresuar, është padyshim edhe fakti se Bate Borisov është e detyruar ti luajë ndeshjet në shtëpi në fushë asnjëanëse , një avantazh më tepër për skuadrën e trajneri Zoran Zekic që do të luajë ndeshjen e parë në Tiranë ndërsa të dytën në transfertë.

Pavarësisht traditës së pasur në kompeticionet europiane 5 herë pjesëmarrëse në grupet e Champions, Bate sot ka një skuadër që vlerësohet 7.7 milionë euro, pra jo shumë larg Partizanit aktual që ka një organikë që i afrohet 6 milionë eurove. Me një ekip ku pjesa dërmuese janë lojtarë bjellorusë, dhe që si avantazh kanë përgatitjen fizike , duke qenë, Bate është në kulmin e formës fizike, pasi aktualisht atje luhet java e 11 e kampionatit, me kundërshtarët e Partizanit që renditen në vendin e pestë me 16 pikë.

Një tregues tjetër ky që Bate nuk është më ai ekip i frikshëm i së kaluarës, një motiv më shumë për Partizanin për të besuar te një kualifikim që edhe pse i vështirë nuk është aspak i pamundur, në dy takime që do të luhen i pari në Shqipëri në 11ose 12 korrik dhe i dyti në transfertë një javë më pas./SSA

Etiketa: BATE BorisovChampions LeaguePartizani

Lajme të lidhura

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë
Sport

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26
UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri
Sport

UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri

13:08 - 01/10/26
Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave
Sport

Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

12:04 - 01/10/26
Para
Kurti: Amerika partner kyç, do ta konsultojmë gjithmonë

Kurti: Policët kanë thënë se kanë qenë duke ngrënë bukë kur janë rrëmbyer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë
Sport

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26

Java e Grassroots u shtri edhe në Memaliaj, ku fëmijë dhe të rinj të grupmoshave të ndryshme u bashkuan për...

Lexo më shumë
Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

Banesat me qira i kthenin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze në Tiranë

14:01 - 01/10/26
‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit

‘Paniku i një pushteti në rënie’, Spahia: Po kërkohet rrugë shpëtimi për të korruptuarit

13:29 - 01/10/26
UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri

UEFA zgjedh irlandezin Rob Hennessy për të gjykuar Finlandë-Shqipëri

13:08 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com