GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Dikush të ndalë AKSHI-n

14:45 - 01/11/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Dikush të ndalë AKSHI-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Në vitin 2003 qeveria shqiptare nisi një proces investimesh për rritjen e sigurisë në burgje. Sipas të dhënave zyrtare, sot në 18 burgjet shqiptare janë të instaluara 2200 kamera sigurie dhe ambientet monitorohen 24 orë në 24. Por tani AKSHI do të shpenzojë para të tjera. Jo pak, por 5 milionë e 200 mijë euro të tjera.

Me çmimet e tregut, 2200 kamerat e instaluara në të 18 burgjet shqiptare, shumica dërrmuese e të cilave të tipit CCTV, sot kushtojnë më pak se 500 mijë euro. E megjithatë AKSHI do të paguajë plot 5.2 milionë euro, për të zëvendësuar ato kamera që amortizohen dhe për të mirëmbajtur sistemin e monitorimit për dy vjet. Ky është vetëm një rast se si AKSHI tret paratë publike në tendera që fryhen pa asnjë kriter dhe pa asnjë llogjikë financiare. Rasti tjetër flagrant është ai i fiskalizimit.

Procesi i fiskalizimit nisi në vitin 2018. AKSHI pagoi 15 milionë euro për ngritjen e sistemit dhe mirëmbajtjen e tij për 4 vjet tek një bashkim kompanish të përbërë nga ga kroatja Neos, Jehona Software dhe Datech. Kontrata me kroatët mbaron në 27 nëntor të këtij viti. Por disa javë më parë, AKSHI hapi një tjetër tender për fiskalizimin me vlerë 3.2 milionë euro.

Tenderi i ri u justifikua me nevojën për të rritur kapacitet e serverave që mbajnë të dhënat e faturave, pasi sipas AKSHI-t është rritur shumë numri i faturave që dërgohen tek tatimet dhe serveri nuk ka më hapësirë. Pra hapësira e serverave mbaroi pa mbaruar ende kontrata e parë. Por ka më.

Një ditë më parë, AKSHI hapi një tjetër tender për fiskalizimin. Plot 7.7 miliardë lekë të vjetra ose 6.6 milionë euro për të mirëmbajtur modulin e menaxhimit të kontrollit të faturimeve për dy vjet. Pra 10 mijë euro në ditë do të paguajnë qytetarët shqiptarë për të mirëmbajtur sistemin e fiskalizimit. Një çmenduri që po shtrihet me shpejtësi gjigandej.

Kështu me sistemin e pensioneve, kështu me regjistrin e profesioneve të rregulluara shtetërore, kështu me çdo gjë. Vetëm dje u shpallën 13.5 milionë euro tendera të rinj. Kjo është një gropë e madhe që po tret paranë publike përmes një sistemi që nuk ka të dytë në botë.

Çdo tender shtetëror në fushën e IT-së kalon nga AKSHI. Ky institucion vendos se kush tender do të zhvillohet, cakton vet fondin limit, cakton kriteret, zgjedh fituesin, lidh kontratën dhe mbikqyr zbatimin e kontratës po vet. Pa asnjë mekanizëm tjetër kontrolli. Me pak fjalë, ky është sistem kokë e këmbë korruptiv, i ndërtuar enkas për të vjedhur paranë publike me një grusht kompanish të oborrit. Dhe është sistem kriminal, fund e krye. Ndaj duhet ndalur.

Etiketa: AKSHklodian tomorritender

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
“Armatos popullatën”/ Këngëtari thirrje Kurtit: Serbia fle ditën e punon natën

“Armatos popullatën”/ Këngëtari thirrje Kurtit: Serbia fle ditën e punon natën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com