GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dilema e Silvinjos, tre titullarë të paprekshëm të Shqipërisë detyrohen të humbasin Anglinë

22:27 - 12/11/25
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dilema e Silvinjos, tre titullarë të paprekshëm të Shqipërisë detyrohen të humbasin Anglinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë javë dy nga ndeshjet me të rëndësishme të historisë së saj, ndaj Andorrës dhe Anglisë, me një objektiv të qartë për të siguruar praninë në play-off të Botërorit. Dhe trajneri Silvinjo ka përpara një zgjedhje shumë të vështirë sa i përket tre lojtarëve titullarë të paprekshëm për të, të cilët mund të jenë të detyruar të mos luajnë në ndeshjen ndaj Anglisë, atë që vulos kualifikueset dhe pjesëmarrjen në play-off.

Mario Mitaj, Julian Shehu dhe Rei Manaj, me shumë mundësi do të bëjnë pushim ndeshjen ndaj “tre luanëve”, duke qenë në pankinë, për të mos rrezikuar që të mbeten jashtë sfidave vendimtare të play-off në muajin mars. Situata është paksa e komplikuar dhe ka të bëjë me kartonët e verdhë që lojtarët kanë marrë në ndeshjen ndaj Serbisë.

Të tre rrezikojnë pezullimin me një ndeshje nga FIFA nëse ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë, siç parashikon rregullorja e eliminatoreve. Për Silvinjon, problem do të jetë nëse këtë karton të verdhë e marrin në ndeshjen ndaj Anglisë, pasi kështu, pezullimi do të mbartej në ndeshjet e play-off, duke humbur gjysmëfinalen.

Kësisoj, trajneri është tashmë i dyzuar mes aktivizimit apo jo të tyre në ndeshjen ndaj Anglisë dhe padyshim që shpreson që çështja e kualifikimit në play-off të mbyllet që nesër e jo në ndeshjen e të dielës. Vetëm ashtu, ai mund të lërë i qetë futbollistët në pankinë pa i hedhur në fushë dhe të mendojë për play-off në mars, ku të gjithë kartonët zërohen nga e para. Nëse çështja e kualifikimit duhet të vendoset në ndeshjen me Anglinë, Silvinjon e presin orë stresi para duelit në fjalë, i ndërgjegjshëm se mund të humbasë ndonjë nga këta lojtarë për sfidën e parë të marsit.
Dhe më e keqja për teknikun është se e njëjta situatë rrezikshmërie për pezullimin, do të jetë për çdo lojtar që do të ndëshkohet me karton të verdhë ndaj Andorrës nesër. Ndaj për kuqezinjtë, kjo do të jetë një ndeshje shumë e veçantë në shumë drejtime.
gijotina.com/
Etiketa: kombetarja

Lajme të lidhura

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?
Breaking Views

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

19:19 - 12/02/26
Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana
Sport

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

19:17 - 12/02/26
Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët
Breaking Views

Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët

18:44 - 12/02/26
Para
Protesta/ “Nuk na duhet vetëm ecje në bulevard”, Këlliçi: Do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

Protesta/ “Nuk na duhet vetëm ecje në bulevard”, Këlliçi: Do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?
Breaking Views

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

19:19 - 12/02/26

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në mbledhjen e Këshillit të...

Lexo më shumë
Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

19:17 - 12/02/26
Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët

Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët

18:44 - 12/02/26
Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur

Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur

18:31 - 12/02/26
Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin

Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin

18:19 - 12/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com