GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dinamika e tragjedisë në Himarë, polici erdhi me skaf për të marrë familjen dhe përplasi për vdekje 7-vjeçaren

18:10 - 02/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dinamika e tragjedisë në Himarë, polici erdhi me skaf për të marrë familjen dhe përplasi për vdekje 7-vjeçaren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qyteti i Himarës u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku humbi jetën një vajzë e mitur. Vetëm 2 kilometra largë qendrës, tek plazhi i Potamit, helikat e fuqishme të një skafi i morën jetën 7-vjeçares dhe bënë që pushuesit e pranishëm të shihnin llahtar me sy. Skafi drejtohej nga Arjan Tase, ish-shef komisariatit në policinë e Himarës. Ky i fundit ishte arrestuar dy vite më parë për shpërdorim detyre, pasi kishte lejuar kultivimin e kanabisit në Vlorë.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, drejtuesi i gomones, efektiv i policisë ishte afruar në breg për të marrë familjen e tij dhe për të vijuar rrugën. Pasi ka ngjitur familjarët e tij mbi skaf, ai ka nisur të lëvizë drejt detit, dhe pikërisht në këtë moment i mori jetën 7-vjeçares. Kjo e fundit, e lindur në Britani, kishte ardhur me familjen me origjinë tropojane për pushime.

Kur ndodhi ngjarja e rëndë, autori nuk ka bërë asnjë tentativë për t’u larguar por ka qëndruar në skaf në pritje të uniformave blu. Në momentin që sulmohej me fjalë nga pushuesit, me të cilët ai pati edhe një debat, është dëgjuar të thotë: “Nuk doja”.

Nga dëshmitarët mësohet që në vendin ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur një korridor të përcaktuar për të hyrë apo dalë mjetet lundruese. Atij i është bërë thirrje që të tregojë kujdes kur lëvizte mjetin pasi kishte fëmijë në breg, ndërsa në video mund të shohim edhe reagime jo pozitive nga drejtuesi i gomones. Sipas dëshmitarëve, Arjan Tase është konfliktuar me plazhistë të tjerë dhe i ka bërtitur në drejtim të prindërve të viktimës. Pasi e ka goditur nuk ka denjuar të zbresë dhe të shohë fëmijën, por ka qëndruar në gomone së bashku me bashkëshorten e tij.

 

Etiketa: DinamikafamiljaHimareKryesore1skaftragjediaVdekje

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Kokainë në makinë, shqiptari tenton t’i shpëtojë dënimit: Do takoja vajzën që njoha në Tik-Tok

Katër çanta plot me kokainë, shqiptari çudit para gjykatës belge: Kisha ditëlindjen, doja të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com