GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dinamika, si u vra sipërmarrësi shqiptar në Itali

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dinamika, si u vra sipërmarrësi shqiptar në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre autorët e dyshuar të vrasjes së sipërmarrësit Fatmir Ara më 2 shtator të vitit të kaluar në Itali janë marrë të pandehur.

Në Dhjetor do të nisë gjyqi ndaj tyre. Para gjykatës do të dalin Davide Giuseppe Osella Ghena, 31 vjeç, motra e tij Barbara, 45 vjeçe dhe miku i tyre, 31-vjeçari Andrea Fagnoni.

Ai u qëllua për vdekje pasi kishte vonuar rinovimin e një shtëpie ferme në Alba.

Tre vrasësit e kontraktorit të ndërtimit me origjinë shqiptare Fatmir Ara të vrarë më 2 shtator të vitit të kaluar në fshatin San Carlo Canavese kanë dalë në gjyq.

Para gjykatës do të dalin Davide Giuseppe Osella Ghena, 31 vjeç, motra e tij Barbara, 45 vjeçe dhe miku i tyre, 31-vjeçari Andrea Fagnoni.

Shkak për vrasjen e sipërmarrësit shqiptar u bë një investim që Davide kishte bërë në Alba. Ai kishte blerë një fermë të cilën donte ta rinovonte.

Punën ia kishte besuar 43-vjeçarit shqiptar, Fatmir Ara. Por punët po shkonin ngadalë dhe për vrasësin e dyshuar kishin nisur të akumuloheshin borxhe dhe probleme ekonomike. Prandaj mendoi që duke eliminuar Arën, ai do të hiqte qafe këto probleme dhe kështu nisi të planifikonte vrasjen. Bashkë me mikun e tij, Andrea Fagnoni, bënë një inspektim në zonën rurale të San Carlo Canavese.

Plani parashikonte që shqiptari të vritej nga Davide me një çifte në pronësi të prindërve të tij. Armën atij ia kishte sjellë e motra, Barbara, e cila e kishte marrë fshehurazi. Ndërsa Fagnoni do të priste në makinë për të lehtësuar arratisjen e vrasësit.

Kështu më 2 Shtator, Davide e mashtroi Arën dhe e dërgoi në San Carlo me pretekstin se do të flisnin për punë. Por sapo arritën në vendin e planifikuar, Davide ka nxjerrë armën nga ku e kishte fshehur dhe ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës.

Pas të shtënës së parë, sipërmarrësi shqiptar ka rënë në tokë, ndërsa autori ka shtënë edhe 4 herë të tjera për t’u siguruar që do të humbte jetën. Më pas shkoi tek bashkëpunëtori që e priste në një distancë të shkurtër. Duke parë dinamikën e ngjarjes, autoritetet dyshuan fillimisht se bëhej fjalë për një ekzekutim i urdhëruar nga organizatat kriminale. Për më pas hetuesit arritën tek Osella Ghena dhe Pagnoni, ndërsa më vonë arrestuan edhe motrën e tij, Barbarën./torinocronaca.it

Etiketa: fatmir araKryesore1

Lajme të lidhura

Shqipëria, në fund të Europës për trajtimin e ujërave të ndotura
Aktualitet

Shqipëria, në fund të Europës për trajtimin e ujërave të ndotura

09:20 - 07/08/26
Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova
Aktualitet

Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova

07:46 - 07/08/26
Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26
Para
Butrint Imeri këndon i shtrirë para fansave të tij

Butrint Imeri këndon i shtrirë para fansave të tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria, në fund të Europës për trajtimin e ujërave të ndotura
Aktualitet

Shqipëria, në fund të Europës për trajtimin e ujërave të ndotura

09:20 - 07/08/26

Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta në Europë për lidhjen e popullsisë me sistemet e trajtimit të ujërave...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

09:01 - 07/08/26
UEFA konfirmon bojkotin ndaj FIFA-s: Kemi humbur besimin tek Infantino!

UEFA konfirmon bojkotin ndaj FIFA-s: Kemi humbur besimin tek Infantino!

08:07 - 07/08/26
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 gusht 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 gusht 2026

08:00 - 07/08/26
Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova

Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë 38-vjeçari nga Kosova

07:46 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com