GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dinamika/ Si Zamir Kalemi i shpëtoi pritës me kallashnikovë!

08:14 - 15/01/24
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati ndaj kushëririt të Sadikajt, gjendet ‘Nissani’ në Bërzhitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Orëve të vona të së premtes, policia e Tiranës bëri me dije se një person ishte plagosur në këmbë, por ishte jashtë rrezikut për jetën në spital.

Më pas shtonte se grupi hetimor gjendej në vendin e ngjarjes dhe po punonte për zbardhjen e ngjarjes. Por, konkretisht nuk u bë me dije se kush ishte personi i shënjestruar, madje shumë orë më vonë u mësua se bëhej fjalë për një atentat mafioz dhe madje mjeti i autorëve ishte gjetur duke u djegur në zonën e Yzberishtit.

Personi që për fatin e vet i shpëtoi asaj prite, në fakt ishte një emër jo dhe aq i njohur për historitë e tij, por në lidhje me atë çka përfaqësojnë njerëzit e afërt të tij në një nga përplasjet më gjakësore të viteve të fundit në vendin tonë, por edhe jashtë tij. Zamir Kalemi u qëllua me breshëri kallashnikovi, nga një mjet në lëvizje, ai mundi t’u shmangej plumbave, duke mbetur i plagosur vetëm në këmbë. Policia kërkoi për më shumë se 24 orë për vrasësit, por si gjithnjë ata ikën në drejtim të paditur, duke iu lënë vetëm makinën e djegur në një tjetër lagje të Tiranës, jo shuma larg vendit të vrasjes.

Shënjestra mësohet se është djali i hallës së Aleksandër Sadikajt, të riut që u vra në një akt monstruoz në afërsi të TEG, pak kohë më parë. Policia dhe prokuroria duke tentuar të hetojnë vrasjen e tij me minë të telekomanduar, gjetën lidhje dhe fakte me ngjarje të mëparshme që shkonin deri në Greqi, por një atentat në Tiranë do të turbullonte edhe më shumë hetimet e tyre. më vonë lidhjet e fakteve dhe të informacioneve treguan se vrasjet ishin hakmarrje që vinin nga përplasjet e grupeve të Tepelenës.

HETIMI

Grupi hetimor që po heton atentatin e të premtes ndaj Zamir Kalemit i cili mbeti plagosur, ka mundur t’i marrë detaje në dëshminë e 35-vjeçarit që mund të rezultojë indicie të rëndësishme për hetuesit që po merren me zbardhjen e ngjarjes.

Në dëshminë paraprake, marrë nga Policia e Tiranës, lidhur me dinamikën e ngjarjes por edhe dyshimet që ai mund të kishte mbi agresorët, burime konfirmojnë se Kalemi nuk ka përmendur emra konkretë, por kanë dhënë detaje me vlerë për policinë që të shkojë drejt identifikimit të autorëve. I plagosuri ka rrëfyer me detaje zonat ku ka lëvizur ditët e fundit, oraret dhe personat me të cilët është takuar. Nisur nga kjo shërbimet e departamentit të krimeve në Policinë e Tiranë kanë nisur kontrollin në terren dhe sekuestrimin e pamjeve filmike në zonat ku ka lëvizur i riu.

Në këtë mënyrë, blutë kërkojnë konstatimin e automjetit të përdorur në ngjarje, ndjekjen e lëvizjeve të tij apo personave të tjerë që mund të kenë qenë në rolin ndihmës, qoftë për sigurimin e informacioneve por edhe për dhënien e ndihmës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit. Një ditë më parë, policia vuri në dispozicion shifrën prej 15 mijë eurosh si shpërblim për këto jep informacion të vlefshëm. Zamir Kalemi i shpëtoi mrekullisht një atentati mbrëmjen e së premtes në Tiranë, edhe pse ndaj tij u derdh breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje, teksa ai udhëtonte me “Smart”. Kalemi është kushëriri i Aleksandër Sadikajt të ekzekutuar në 2022 në Tiranë, vrasje që ka pasur me eliminim e biznesmenit sarandjot, Edmond Papa.

Etiketa: selitaZamir Kalemi

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
Princi më i kërkuar i Azisë i jep fund beqarisë

Princi më i kërkuar i Azisë i jep fund beqarisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com