GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dinamo nuk fal dhe kthehet në krye të renditjes, në Burrel ka barazim

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dinamo nuk fal dhe kthehet në krye të renditjes, në Burrel ka barazim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë luajtur sot dy ndeshje të vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë. Dinamo është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur me lehtësi 2-0 Turbinën në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa në Burrel ndeshja midis skuadrës vendase dhe Apolonisë është mbyllur në barazim 1-1.

45 minutat e para në ndeshjen në kryeqytet u mbyllën me rrjeta të paprekura, 0-0. Pas pushimit, epërsia e bluve të kryeqytetit, sidomos pas daljes jashtë me karton të kuq të Brahjes (71’) së Turbinës, u kontretizua me dy gola. Goli i parë për ekipin e Dinamos, të drejtuar nga Nevil Dede u shënua nga një 19-vjeçar, Alisio Preloshi (83’), i cili shënoi një eurogol me roveshatë. Goli i dytë erdhi në minutat shtesë, sërish nga një supergol, me anë të Prodanit (90’+6).

Me këtë triumf, fitore skuadra e Dinamos ngjitet përkohësisht në vendin e parë në kuotën e 18 pikëve, ndërsa cërrikasit me këtë humbje mbajnë sërish vendin e fundit në tabelën e renditjes me 5 pikë të grumbulluara.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit, skuadra vendase nuk mundi të ruante epërsinë e golit të shënuar nga Stana (69’). Miqtë fierakë arritën të barazonin në 1-1 me anë të Gjatës (88’), duke rrëmbyer një pike të vlefshme në fushën matjane. Aktualisht Burreli dhe Apolonia ndajnë vendet nëntë dhe dhjetë në renditje me nga 10 dhe 9 pikë respektivisht.

Të hënën e 7 nëntorit, në orën 16:00 në qytetin e Korçës do të luhet edhe super-sfida Skënderbeu-Flamurtari, e cila do të plotësojë edhe javën e 9-të të Kategorisë së Parë. Flamurtari me 17 pikë pozicionohet në vendin e dytë, ndërsa Skënderbeu 12 pikë dhe me dy ndeshje më pak renditet në vendin e gjashtë.

Etiketa: burrelidinamokategoria e pare

Lajme të lidhura

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac
Sport

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Para
“Më përdhunoi 3 ditë rresht”, deklarata tronditëse e 35-vjeçares së abuzuar

“Më përdhunoi 3 ditë rresht”, deklarata tronditëse e 35-vjeçares së abuzuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com