GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Dinamo meriton respekt!” Presidenti Bardhi flet pas rrugëtimit europian: I shkuam pranë arritjes historike, tani dua titullin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dinamo meriton respekt!” Presidenti  Bardhi flet pas rrugëtimit europian: I shkuam pranë arritjes historike, tani dua titullin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dinamo nuk ia doli dot që të sigurojë objektivin historik siç ishte kualifikimi në grupet e Conference League, pasi u mposht nga Pafosi në Qipro në ndeshjen e kthimit me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Ndonëse ekipi i Superiores dha gjithçka në fushë për ta çuar sfidën drejt penalltive, rivalët qipriotë u treguan më cinikë në rastet për shënim, duke i dhënë fund rrugëtimit të dinamovitëve në Kupat e Evropës.

Pas përfundimit të ndeshjes, ka patur gjithashtu një reagim nga ana e presidentit të klubit, Ardian Bardhi, i cili shprehet se për mënyrën se si Dinamo është paraqitur në fushën e lojës meriton vetëm respekt dhe mirënjohje. Presidenti Bardhi përmend shpirtin e garës dhe përkushtimin e treguar në çdo ndeshje nga lojtarët dhe se pikërisht këta luftuan deri në fund, besuan dhe dhanë maksimumin për fanellën e Dinamos.

Në fund, numri “një” i klubit shton se me mbylljen e një kapitulli hapet një tjetër po kaq i rëndësishëm siç është edhe kampionati në “Abissnet Superiore”, aty ku kërkon përmbushjen e një objektivi të madh, rikthimin e Dinamos në podium, pra titullin kampion.

Deklarata

Faleminderit, Dinamo!

Rrugëtimi ynë europian përfundoi, por ajo që kjo skuadër tregoi në fushën e lojës meriton vetëm respekt dhe mirënjohje.

Dua të falënderoj të gjithë futbollistët për paraqitjet, shpirtin e garës dhe përkushtimin e treguar në çdo ndeshje. Luftuan deri në fund, besuan dhe dhanë maksimumin për fanellën e Dinamos.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin teknik, për punën, profesionalizmin dhe gjithçka dha gjatë këtij rrugëtimi europian. Së bashku kaluam tre ture dhe shkuam shumë pranë një arritjeje historike.

Ky rrugëtim duhet të na bëjë më të fortë dhe më të bindur për atë që mund të arrijmë së bashku.

Tani mbyllim kapitullin europian dhe gjithë energjinë tonë e drejtojmë te kampionati.

Dinamo ka një objektiv të madh përpara: të luftojë për t’u rikthyer aty ku i takon – te titulli kampion.Vazhdojmë së bashku. Me besim, punë dhe ambicie.

Forca Dinamo!

Etiketa: dinamoPresidenttitull

Lajme të lidhura

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët
Breaking Views

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë
Sport

Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

17:04 - 29/10/26
Elbasani ia dedikoi fitoren me Partizanin dhe paratë e biletave, Erjon Vishkulli mesazh ekipit të zemrës
Sport

Elbasani ia dedikoi fitoren me Partizanin dhe paratë e biletave, Erjon Vishkulli mesazh ekipit të zemrës

13:48 - 29/10/26
Para
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë

Zhupa: Qeveria betonizon zonat e mbrojtura dhe faturon qytetarët, rriten 5-fish tarifat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë protestës, arrestohet 19-vjeçari! 5 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë protestës, arrestohet 19-vjeçari! 5 të tjerë nën hetim

12:46 - 30/10/26

Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili dyshohet se ka thyer me sende të forta xhamat e dritareve...

Lexo më shumë
Transferimi i Veliajt në Fier, ministri i Drejtësisë i përgjigjet Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt: Përgjegjësia është e Burgjeve

Transferimi i Veliajt në Fier, ministri i Drejtësisë i përgjigjet Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt: Përgjegjësia është e Burgjeve

12:26 - 30/10/26
Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO për seancën e parë të dosjes SASPAK

Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO për seancën e parë të dosjes SASPAK

12:13 - 30/10/26
Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen ‘porositë’ e Ramës

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen ‘porositë’ e Ramës

11:51 - 30/10/26
Ndahet nga jeta diplomati i njohur dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

Ndahet nga jeta diplomati i njohur dhe ish-deputeti, Bashkim Zeneli

11:37 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com