GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Diplomacia ka dështuar”/ Analistët amerikanë dënojnë sulmin në veri

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
“Diplomacia ka dështuar”/ Analistët amerikanë dënojnë sulmin në veri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analistët amerikanë dënojnë sulmin e grupit të armatosur në veri të Kosovës, si pasojë e të cilin humbi jetën një pjesëtar i policisë.

Në intervistën për Zërin e Amerikës të dielën, David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins dhe Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë shprehën shqetësimin për tensionimin e situatës. Por në biseda me kolegen Keida Kostreci, ata dhanë mendime të ndryshme mbi mënyrën se si duhet të veprojë perëndimi më tej.

David Kanin i Universitetit Johns Hopkins thotë për Zërin e Amerikës, se për nga natyra dhe organizimi, sulmi i fundit është ndryshe nga incidentet e tjera të dhunshme në atë zonë të Kosovës.

“Duhet të trajtohet si një akt më vete i papranueshëm dhune, në të cilin të paktën 30 sulmues të armatosur jo vetëm që vranë një polic të Kosovës, por sulmuan një manastir serb. Dhe mendoj se ka rëndësi reagimi i kishës ortodokse serbe. Është e qartë se njerëzit në manastir ishin të pakënaqur që ata hynë në manastirin e tyre”, thotë prof. Kanin i cili shton se ky sulm ishte një provokim.

Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, shpreh keqardhjen për dhunën, por thotë se nuk është shumë i befasuar prej saj.

“Kjo për shkak se tensioni në atë pjesë të vendit ka kohë që po zjen. Kemi parë shpërthime të dhunës lidhura me vendosjen e një sërë kryetarësh në veri të zgjedhur me një përqindje shumë, shumë të vogël, ndërkohë që banorët serbë i bojkotuan zgjedhjet e fundit”, thotë zoti Kupchan për Zërin e Amerikës.

Por ai shton se megjithëse jobefasues, përshkallëzimi e rrit seriozisht rrezikun e një përhapjeje të mëtejshme të dhunës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi Beogradin për përshkallëzimin duke thënë se qëndron prapa sulmit. Ndërsa Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç fajësoi zotin Kurti për situatën në Veri, qëndrimi i të cilit sipas tij, u bë shkas që banorët serbë të mos duronin më.

Zoti Kanin tha se reagimi i kryeministrit Kurti ishte i përshtatshëm.

“Kosova është viktima këtu. Ata janë njerëzit që u sulmuan. Dhe Kurti tha ‘çfarë mund të presësh tjetër, duhet fajësuar Beogradi’. Vuçiç ishte në pozita mbrojtëse, duke u përpjekur ta distancojë Serbinë nga ajo që ndodhi duke iu referuar sulmuesve si serbë të rebeluar, duke u dhënë atyre një lloj konteksti dhe një lloj justifikimi. Por është e qartë se ai nuk është i kënaqur”, thotë ai.

Por zoti Kupchan thotë se të dyja palët kanë përgjegjësi për ngërçin dhe për përshkallëzimin e dhunës: Serbia që e ka mbajtur efektivisht veriun më shumë të lidhur me Beogradin se me Prishtinën dhe kryeministri Kurti me veprime që zoti Kupchan i quan provokuese dhe të panevojshme. Ai shton se shkallëzimi është alarmues për perëndimorët.

“Dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja do ta shohin këtë si një shenjë paralajmëruese. Nuk do të habitesha nëse shohim një rritje të mundshme në përmasat e pranisë së bashkësisë ndërkombëtare në rajon”, thotë ai.

Për zotin Kupchan kjo ngjarje nuk do të thotë që zoti Kurti është i justifikuar në veprimet e tij të deritanishme që janë kritikuar nga perëndimi. Ai thotë se presioni duhet të vazhdojë intensivisht tek të dyja palët.

“Kur tensionet janë të larta, ekstremistët përfitojnë për t’u organizuar dhe kur ka një situatë të polarizuar, kur ka fërkime mes komuniteteve, rritet rreziku i organizatave paraushtarake, rritet rreziku që qytetarët në veri t’i marrin gjërat në duart e tyre, edhe nëse nuk udhëzohen për ta bërë këtë nga autoritetet në Beograd”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Etiketa: analistet amerikaneDiplomacia ka dështuarsulmi ne veri

Lajme të lidhura

Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura
Aktualitet

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

14:27 - 15/07/26
Vrasja e Martin Canit, Apeli refuzon kërkesën për liri të 14-vjeçarit
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

14:04 - 15/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:26 - 15/07/26
Para
BBC për sulmin: Një nga përshkallëzimet më të rënda prej vitesh

BBC për sulmin: Një nga përshkallëzimet më të rënda prej vitesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura
Aktualitet

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

14:27 - 15/07/26

Ish-ministri Genc Pollo e ka cilësuaar pozitive mbylljen e tre kapitujve të negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërsa ka akuzuar...

Lexo më shumë
Vrasja e Martin Canit, Apeli refuzon kërkesën për liri të 14-vjeçarit

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

14:04 - 15/07/26
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit: Synojmë dobësimin e kapaciteteve ushtarake

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit: Synojmë dobësimin e kapaciteteve ushtarake

13:48 - 15/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:26 - 15/07/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

13:02 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com